×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i shkarkuar i Agjencisë së Administrimit së Pasurisë, kërkon pezullimin e vendimit të ministres Haxhiu

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Ish-drejtori i Agjencisë së Administrimit të Pasurisë së Konfiskuar, Rrahim Rama ka bërë të ditur se është ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, lidhur me vendimin e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ditë më parë e largoi nga puna Ramën.

    Përmes një njoftimi për media, ai thotë se ankesa e tij ka të bëjë me me vendimin krejtësisht politik dhe arbitrar të këtij komisioni, sic thotë ai, të iniciuar dhe dominuar gjatë tërë kohës nga ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu.

    “Dje, me datë 18 Maj 2020, e kam dorëzuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, ankesën time ndaj Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Komisionit Disiplinor të qeverisë për Pozita të Larta Drejtuese, i cili në fillim të këtij muaji ndërmori vendim të padrejtë për të më ndërprerë marrëdhënien e punës në AAPKS.

    “Ankesa ime ka të bëjë me vendimin krejtësisht politik dhe arbitrar të këtij komisioni, të iniciuar dhe dominuar gjatë tërë kohës nga ministrja e drejtësisë Zonja Albulena Haxhiu, për të shqiptuar ndaj meje masën disiplinore me datën 05 Maj 2020 për ndërprerjen e marrëdhënies së punës”, thuhet në një njoftim për media të dërguar nga vetë Rama.

    Ai ka theksuar se në ankesën e tij ka paraqitur argumentet ligjore e profesionale ndaj masës jo të drejtë të këtij komisioni dhe ministres Haxhiu, i cili po ashtu ka bërë edhe shkelje procedurale dhe kundër-ligjore gjatë tërë kohës deri sa është marrë vendimi në fjalë.

    “Ky vendim është ndërmarrë me supozime dhe pretendime krejtësisht të pabazuara dhe ai në thelb përbënë një ndërhyrje arbitrare dhe ilegale të ministres ndaj agjencisë të cilën e kemi ndërtuar me ndihmën e vazhdueshme nga qeveria e SHBA-së, e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian që nga fillimi (viti 2011) dhe e kemi forcuar dhe profesionalizuar punën e saj vazhdimisht, e deri më sot, për zbatimin e vendimeve të gjykatave të Kosovës në betejën kundër krimit të organizuar në vendin tonë dhe në rajon. Prandaj, siç edhe mund të shihet në ankesën time, kam kërkuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës që vendimi i Komisionit të Albulena Haxhiut të anulohet”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.