×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Policisë: Dhuna në familje është fenomen më i gjerë, do qasje multi-disiplinare

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Gazmend Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se dhuna në familje është një fenomen më i gjerë, i cili do një qasje multi-disiplinare.

    Hoxha, i ftuar mbrëmë në “Tempus” tha se nuk mjafton vetëm hetimi.

    “Dhuna në familje është një fenomen shumë më i gjanë, do një qasje multi-disiplinare edhe si shoqëri. Mund të themi që gjatë vitit që shkoi në Kosovë ka shënuar rënie, do të thotë 10.7% ka qenë rënia e rasteve të dhunës në familje në Kosovë, edhe pse vazhdojmë të kemi persona të vrarë, të dhunum nga dhuna në familje. Fatmirësisht ka pasur rënie, por ne nuk jemi të kënaqur me këtë, po punojmë që sa më pak të kemi raste të dhunës në familje, por edhe nëse të ketë, t’i trajtojmë me profesionalizëm dhe dinjitet”, tha Hoxha.

    Ai tha se problematikë është numri i vogël i policëve.

    “Dhuna në familje është një prej problemeve që ka shënuar njëfarë rritje progresive vitet e fundit, e në veçanti gjatë pandemisë dhe pas saj. Për t’u përballë me këtë fenomen, ne si Polici e Kosovës edhe gjatë strukturës së re organizative, e kemi parashiku dhe po ashtu kemi ngrit nivelin e sektorit të dhunës në familje që ka ekzistu në kuadër të Drejtorisë për Policinë në Bashkësi. E kemi ngrit një drejtori të veçantë, drejtoria për parandalimin dhe hetimin e dhunës në familje. Atje kemi parapa disa sektore të Policisë që do të punojnë në pjesën e parandalimit, në pjesën e kualitetit të punës dhe në pjesën e hetimit. Do të thotë, kemi krijuar një njësi të veçantë e cila do të merret me rastet e ndjeshme të dhunës në familje”, tha Hoxha.

    Ai tha se në çdo stacion lokal kanë hetues që punojnë në trajtimin e dhunës në familje, ndërsa shtoi se janë munduar të krijojnë edhe kapacitete tjera për trajtimin e këtyre rasteve.

    Edhe në nivel rajonal, tha se është një zyrë koordinuese që koordinon punën e secilit stacion, kurse në nivelin qendror tha se është drejtoria e krijuar rishtaz.

    “Po punojmë bashkërisht edhe me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të ngrisim nivelin profesional të policëve tanë, të ngrisim po ashtu kapacitetet me trajnime po ashtu, edhe me kontaktet me OJQ-të që merren me trajtimin e dhunës në familje, trajtimin e viktimave, strehimin e tyre”, tha ai.

    Drejtori tha se çështja e hallkave ka qenë e kahershme dhe se Qeveria vitin e kaluar ka ndarë një shumë të caktuar për to.

    “Këto janë transferuar tek Policia e Kosovës. Ne jemi duke punuar që përmes një ekipit tonë të negocimit të arrijmë t’i sigurojmë hallkat përmes një kontrate të caktuar, në mënyrë që në mënyrë urgjente, sa më shpejtë, ato hallka t’i kemi dhe pastaj të mund t’i zbatojmë në urdhrat mbrojtës”, tha Hoxha.

    Ai theksoi se presin që këto t’i kenë të gatshëm deri në fund të korrikut. /BetimipërDrejtës

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar të martën Kodin e Sjelljes së...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford, për të shënuar fillimin e programit...
    Lajme30 Prill 2024
    Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gjermanisë, i njohur me emrin “Rrustë Llapi”, e...
    Të tjera
    Vip30 Prill 2024
    Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar. Moderatorja ka sjellë në jetë vajzën e saj vetëm para pak...
    Vip30 Prill 2024
    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. E dimë tashmë që çifti është në...
    Lajme30 Prill 2024
    344 euro pritet t’u kushtojnë deputetëve ofendimet, sharjet e nxitja e dhunës në seanca të Kuvendit. Kështu parasheh kodi i sjelljes i...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.