×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Drejtori i Odës Amerikane thirrje deputetëve: Votojeni buxhetin, të shmanget kriza

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Sot, Kuvendi i Kosovës ka paraparë mbajtjen e seancës plenare për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, në lexim të dytë, raporton Front Online.

    Me anë të këtij rishikimi parashihet edhe implementimi i masave të Pakos Emergjente të cilat nuk janë ekzekutuar ende për muajin maj, si pagesa e qerasë për bizneset e dëmtuara nga Covid-19 dhe shuma prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat.

    Në një prononcim për Front Online, Kryetari i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka kërkuar nga deputetët që të aprovojnë buxhetin e rishikuar nga Pakoja Emergjente Fiskale.

    “Është me rëndësi që Kuvendi të veprojë shpejtë dhe të aprovojë buxhetin e rishikuar për 2020, ashtu që të mund të vijojë zbatimi i këtyre dhe masave të tjera nga pakoja e ashtuquajtur emergjente fiskale”, ka thënë Zeka.

    Zeka më tutje është shprehur se shuma prej 170 eurove edhe ashtu është shumë e vogël poashtu edhe mbulimi i qirasë e vendosur për 50% dhe vonesat kanë ndikuar në aktivitetin ekonomik të shumë bizneseve.

    “Shuma e vendosur në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale prej 170 eurosh për paga edhe ashtu është konsideruar e ulët, por më e keqja tashmë është vonesa në disbursimin e saj. Dhe e njëjta vlen edhe për pagesën e 50% të shpenzimeve të qirasë. Kjo vonesë bënë që shumë ndërmarrje të mos mund të mbulojnë shpenzimet e tyre operative derisa ndikon edhe në të ardhurat personale të shumë punonjësve”, është shprehur ai për Front Online.

    Prej fillimit të pandemisë së Coronavirusit në Kosovë janë ndërmarrë një sërë masash për kufizim të lëvizjes për qytetarët dhe kufizim të aktivitetit biznesore.

    Edhe tani pas 5 muajsh ka ende masa të cilat janë të cilat po ndikojnë në aktivitetin ekonomik të shumë bizneseve e sidomos të atyre të gastronomisë.

    Kryetari i OEAK-ut, Arian Zeka, ka thënë se aplikimi i masave kufizuese ka ndikuar në të hyrat e shumë bizneseve dhe kjo ka çuar në nevojën që shteti tu dal në ndihmë bizneseve.

    “Aplikimi i masave kufizuese me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19 ka ndikuar në aktivitetin ekonomik dhe të hyrat e shumë bizneseve duke çuar në nevojën e përkrahjes nga ana e shtetit për ndërmarrjet e goditura për mbulimin e pagave të punonjësve dhe shpenzimet e qirasë”, ka thënë Zeka për Front Online.

    Ndryshe deputetët pritet që sot të votojnë në lexim të  dytë rishikimin e buxhetit për vitin 2020, ku Partia Demokratike e Kosovës e ka votuar edhe në lexim të parë këtë rishikim dhe pritet që të jap votën e saj pro edhe sot në Kuvend. /Front Online/

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.