-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Drejtori i kundërzbulimit amerikan: Kina, Rusia dhe Irani, përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Drejtori i Qendrës Kombëtare amerikane të Kundërzbulimit paralajmëroi se Kina, Rusia, Irani dhe vende të tjera po ndërhyjnë në fushatën zgjedhore amerikane për votimet e 3 nëntorit.

    “Vërejmë se kundërshtarët tanë po përpiqen të kompromentojnë linjat e mbrojtura të komunikimit të fushatave politike dhe të entiteteve të tjera politike,” tha përmes një deklarate të premten zoti William Evanina.

    Drejtori Evanina tha se ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë të preokupuara kryesisht “me Kinën, Rusinë dhe Iranin,” vende të tjera “dhe organizata jo-shtetërore” mund të shkaktojnë “dëme në procesin tonë zgjedhor”.

    Kina po përpiqet të influencojë “mjedisin e politik-bërjes” në Shtetet e Bashkuara me synimin për të ndikuar tek gara mes Presidentit Trump dhe pretendenti demokrat në zgjedhje, Joe Biden, tha zoti Evanina.

    Ai shtoi se “aktorë të paidentifikuar në internet dhe palë të tjera” janë përfshirë në fushata dizinformimi që Rusia po i shfrytëzon “për të minuar besimin në procesin tonë demokratik”.

    Irani po ashtu po përhap dizinformim përmes internetit dhe në median sociale në përpjekje “për të minuar institucionet demokratike amerikane dhe për të përçarë vendin para zgjedhjeve,” tha ai.

    Zoti Evanina tha se agjencitë amerikane të zbulimit do të vazhdojnë të ndjekin situatën për të interceptuar “aktorë me qëllime keqdashëse në hapësirën kibernetike” dhe nënvizoi sigurinë e lartë të sistemeve zgjedhore të shteteve amerikane duke thënë se e bëjnë “tepër të vështirë që kundërshtarë të huaj të ndërpresin apo ndryshojnë numërimin e votave pa u diktuar”.

    Ai u bën thirrje amerikanëve të ndihmojnë për të garantuar zhvillimin e një procesi të rregullt zgjedhor duke analizuar me sy kritik informacionin që marrin dhe duke ndjekur praktika të “higjenës së mirë kibernetike dhe mirë-informimit mediatik”. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit po ashtu u bëri thirrje amerikanëve të raportojnë pranë autoriteteve aktivitete të dyshimta./VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Javën e kaluar, një tjetër kërcënim me bombë tronditi një shkollë në Zvicër, këtë herë në qytetin Pully, kantoni Vaud. Incidenti është...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një grua nga Pensilvania e ShBA-së po kërkon dëshpërimisht për një xhaketë të cilën e dhuroi për bamirësi, pasi kuptoi se kishte...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Variantet e reja të virusit SARS-CoV-2, më shumë se pesë vjet pas shpalljes së pandemisë COVID-19, po shfaqen rregullisht në Australi. Varianti...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Mendimi për motin – 2.04.2025 Megjithë vransirave, ditën e enjtë në vend do të ketë më shpesh intervale me diell. Aty këtu...
    Lajme02 Prill 2025
    Policia e Rajonit të Prishtinës njofton se po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik. Me anë të një kumtese...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi është takuar sot me Drejtoreshën e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Variantet e reja të virusit SARS-CoV-2, më shumë se pesë vjet pas shpalljes së pandemisë COVID-19, po shfaqen rregullisht në Australi. Varianti...
    Lajme02 Prill 2025
    I është dhënë lamtumira e fundit policit dhe ish-ushtarit nga Kaçaniku, Muhamet Lika. Polici dhe ish-ushtari nga Kaçaniku, Muhamet Lika, ka humbur...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti është dënuar me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Kjo pasi, i parti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.