Përderisa disa nga rastet e infektuara me Covid-19 janë transferuar për trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, stafi i kësaj klinike është duke u përgatitur që këta pacient t’i kthej në Klinikën Infektive.
Një gjë e tillë do të bëhet në mënyrë që të fillojnë me trajtimin e pacientëve tjerë, të cilët nuk janë të infektuar me virus.
Rastet me Covid pozitiv çdo ditë mundohemi t’i transferojmë në Klinikën Infektive në mënyrë që ne të fillojmë të përgatitemi për pacientët të cilët nuk janë me Covid.
Pozitiv e negativ me Covid-19, të gjithë në dhoma të përbashkëta në Pulmologji
Drejtoresha Rukije Mehmeti është shprehur se për momentin në klinikë kanë vetëm raste të dyshimta me Coronavirus, rastet Covid pozitiv dhe Covid negativ.
“Jemi duke punuar që rastet Covid pozitiv t’i transferojmë në Klinikën Infektive dhe t’i kthehemi normalitetit. Deri tani ka qenë e pamundur t’i trajtojmë rastet tjera për shkak të rrezikshmërisë për këta pacientë, sepse ndonjëherë nuk bëjmë mirë nëse i pranojmë dhe i lëmë në mesin e tyre pa pasur nevojë”, ka shtuar ajo për Front Online.