×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Pozitiv e negativ me Covid-19, të gjithë në dhoma të përbashkëta në Pulmologji

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Pacientët që dyshohen se janë të infektuar me virusin Covid-19, janë vendosur në një dhomë të njëjtë me personat tjerë që kanë rezultuar pozitiv me këtë virus në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti në një intervistë për Front Online ka deklaruar se klinika të cilën ajo e udhëheqë nuk është klinikë e cila i përmbush kriteret për trajtimin e personave me sëmundje të mushkërive, e aq më pak të personave të infektuar me virusin Covid-19.

    Ajo është shprehur se nuk është e rëndësishme nëse një pacient është pozitiv apo negativ me këtë virus, por që është e rëndësishme që ai të merr trajtimin e duhur.

    “Ne jemi mësuar me ndërrimet në mushkri të cilat i shohim në rëntgen apo CT dhe nuk është më me rëndësi a është ai pozitiv apo negativ. Nuk është me rëndësi më pozitiviteti me rëndësi është trajtimi”, ka thënë ajo për Front Online.

    Mehmeti ka treguar se klinika nuk i ka kushtet për trajtimin e këtyre sëmundjeve, kështu duke thënë se korridoret janë të gjata dhe nuk mund të ruhet sterilizimi.

    Ajo ka theksuar se objekti në të cilin japin shërbime është për Klinikën e Sëmundjeve të Lëkurës, por që janë vendosur aty me shpresën se do të ndërtohet një klinikë e re për ta, e cila do të përmbushë kriteret për trajtimin e pacientëve.

    Përndryshe, sipas saj në Klinikën e Pulmologjisë momentalisht janë duke u trajtuar 77 persona të cilët janë të infektuar me Coronavirus, nga të cilët 68 janë në gjendje më të rënd shëndetësore.

    “Mund të them se brenda 24 orëve kemi pasur 8 pranime dhe 6 lirime. Tani kemi 77 pacientë, por fatkeqësisht këto janë raste të rënda sepse nga 77 raste 68 raste janë me oksigjen. Kjo tregon se rastet edhe më tutje janë të rënda dhe duhet të merremi me to”, ka theksuar ajo për Front Online.

    17 infermierë të Klinikës së Pulmologjisë janë infektuar me Covid-19

    Drejtoresha e Pulmologjisë ka bërë të ditur se deri tani 15 infermierë në këtë klinikë janë infektuar me Coronavirus, por që fatmirësisht nuk kanë pasur komplikime të rënda.

    Ajo ka thënë se infermierët kanë qenë më të rrezikuarit nga ky virus, për shkak që kanë qenë më shumë në kontakt me pacientët.

    “Të gjithë punëtorët shëndetësorë të cilët janë këtu merren me trajtimin e atyre. Mund të them se kemi edhe infermier shtesë nga Klinikat tjera. Infermierët kanë pësuar më së shumti sepse ata kanë qenë më shumë me pacientët”, ka deklaruar ajo për Front Online.

    Mehmeti është shprehur se mungesa e stafit ua ka vështirësuar punët.

    Sipas saj, pacientët duhet të marrin tre herë në dit terapi, por që numri i vogël i stafit e pamundëson një gjë të tillë.

    Drejtoresha e Pulmologjisë: Po përgatitemi për pacientët që nuk janë të infektuar me Covid-19

    Përderisa disa nga rastet e infektuara me Covid-19 janë transferuar për trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, stafi i kësaj klinike është duke u përgatitur që këta pacient t’i kthej në Klinikën Infektive.

    Një gjë e tillë do të bëhet në mënyrë që të fillojnë me trajtimin e pacientëve tjerë, të cilët nuk janë të infektuar me virus.

    Rastet me Covid pozitiv çdo ditë mundohemi t’i transferojmë në Klinikën Infektive në mënyrë që ne të fillojmë të përgatitemi për pacientët të cilët nuk janë me Covid.

    Drejtoresha Mehmeti është shprehur se për momentin në klinikë kanë vetëm raste të dyshimta me Coronavirus, rastet Covid pozitiv dhe Covid negativ.

    “Jemi duke punuar që rastet Covid pozitiv t’i transferojmë në Klinikën Infektive dhe t’i kthehemi normalitetit. Deri tani ka qenë e pamundur t’i trajtojmë rastet tjera për shkak të rrezikshmërisë për këta pacientë, sepse ndonjëherë nuk bëjmë mirë nëse i pranojmë dhe i lëmë në mesin e tyre pa pasur nevojë”, ka shtuar ajo për Front Online.

    Frika nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse kundër Covid-19

    Përkundër që kanë qenë të furnizuar me pajisjet e nevojshme mbrojtëse, punëtorët shëndetësorë janë munduar që t’i kursejnë ato.

    Drejtoresha e Pulmologjisë ka thënë për Front Online se kanë mbajtur më gjatë maskat e veshjet tjera mbrojtëse sepse gjithmonë kanë pasur frikë se në rast të rritjes së numrit të rasteve do të mbesin pa masa mbrojtëse.

    Përndryshe, ajo ka thënë se në disa periudha kanë pasur mungesë të furnizimit me medikamentet që përdoren për trajtimin e pacientëve të infektuar.

    Sipas saj, shpenzimet kanë qenë të mëdha.

    “Ka pasur periudha që nuk kemi pasur furnizim. Ne për çdo ditë ndoshta jemi dashur ta ndërrojmë terapinë, kështu që shpenzimet kanë qenë shumë të mëdha dhe është e vërtetë që kemi pasur mungesë të tyre, mirëpo ato shumë shpejtë janë kompensuar”, ka shtuar ajo për Front Online.

    Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë është duke punuar në blerjen e terapive antivirale, me të cilat do të trajtohen pacientet me Covid-19.

    Mehmeti ka treguar se me anë të kësaj terapie do ta kenë më të lehtë që t’i trajtojnë pacientët.

    Megjithatë ajo ka kërkuar që të gjithë personat që kanë përkeqësim të gjendjes shëndetësore, të lajmërohen me kohë në institucionet shëndetësore, në mënyrë që edhe trajtimi i tyre të jetë më i lehtë./Front Online/

     

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka njoftuar se procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Haradinaj gëzon...
    Lajme20 Prill 2024
    Kosova me artisten e saj Doruntina Kastratin, fiton çmimin "Special Mention for National Presentation", në Bienalen e Artit në Venecia. Kryeministri i...
    Të tjera
    Vip20 Prill 2024
    Në përputhje me ligjet dhe transparencën e kërkuar nga institucionet, zyrtarët në Kosovë kanë bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024. Ndër...
    Lajme20 Prill 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme,...
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.