×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Drashkoviç flet për statusin e Kosovës, tregon se nga çfarë hoqën dorë shqiptarët

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Në një intervistë për media në Beograd, Vuk Drashkoviç lider i partisë SPO ka fol për situatën e përgjithshme të krijimit dhe më pas shkatërrimit të Jugosllavisë, për luftërat në ish- Jugosllavi dhe për Kosovën, pikërisht për qëndrimet e tij rreth rolit të Kishës Ortodokse dhe Kosovës i sjellim nga artikulli i “Kurir”.

    Në një intervistë për media në Beograd, Vuk Drashkoviç lider i partisë SPO ka fol për situatën e përgjithshme të krijimit dhe më pas shkatërrimit të Jugosllavisë, për luftërat në ish- Jugosllavi dhe për Kosovën, pikërisht për qëndrimet e tij rreth rolit të Kishës Ortodokse dhe Kosovës i sjellim nga artikulli i “Kurir”

    “Personalisht mendon se statusi përfundimtar për Kosovën është zgjidhur para 14 viteve, bazuar në rezolutën 1244 dhe asokohe kemi marr një dokument të shkëlqyer si bazë të marrëveshjes së ardhshme mes Kosovës edhe Serbisë” ka thënë Drashkoviç.
    Ai potencoi se “jo marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës sepse nuk po flasim prefektët e dy qyteteve dhe ky është një iluzion. Popullit i serohet mashtrimi se këto bisedime që udhëhiqen janë bisedime mes Serbisë dhe krahinës së saj. E assesi mes shtetit të Serbisë dhe shtetit të Kosovës, që shteti nuk e njeh, por i duhet me të arrij marrëveshje” tha ai.

    Drashkovç nënvizoi se “dokumenti i Ahtisarit ka sjell tek ajo që shqiptarët e Kosovës së pari hoqën dorë nga flamuri, shteti edhe himni”.

    “Ky ishte presion i fuqishëm i Amerikës. Kanë heq dorë nga synimet që të bashkohen me Shqipërinë. Kanë pranuar që në të gjithë territorin e Kosovës gjuha dhe shkrimi cirilik të jetë e barabartë me gjuhën shqipe dhe shkrimin. Pranuan që pasuria e kishave edhe manastireve të jetë pronë e SPC me seli në Beograd. Që ato të ruhen e mbrohen nga njësitet speciale ku komandat të jetë serbi. Që 40 kisha e manastire të formohen si zona të mbrojtura, ku shqiptarët nuk guxojnë të vendosen dhe të lejohen aty. U formua zinxhiri i komunave të re me shumicë jo shqiptare, serbëve iu garantuan 10 vende deputeti dhe dy ministri. Shumë më tepër mund të arrihet me bisedime dhe në momentin kur Kosova e Serbia hynë në BE, nuk do ketë asnjë kufi” tha ai.

    Sipas Drashkoviç: “Kosova është nj mit i shpikur, i mrekullueshëm për literaturë, por i shpikur se nuk ka asnjë betim apo darkë të princave, çdo gjë është e shpikur….. kjo në të vërtetë është mbetja e darkës sekrete ku Lazari luan rolin e Jezusit, ndërsa 9 jugoviçët janë apostuj e Vuk Brankoviç është Krishti. Mirëpo pastaj njerëzit e mençur edhe kisha e pranojnë si realitet dhe popullit përmes violinave i predikohet edhe në libra…. i predikohet se i gjithë populli serb është popull i Jezu Krishtit dhe duhet të ndjek viktimën e vetë Sipas kësaj roli i SPC është katastrofë për kombin tonë” tha Drashkoviç.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.