×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqjet në shëndetësi/ Zemaj: Prapa tyre fshihen interferimet e grupeve korruptive të Qeverisë

    Jehona Zhuniqi
    26 Janar 2023

    Një shkarkim e dy dorëheqje kanë ndodhur pa u bërë ende 24 orë në sektorin e shëndetësisë.

    U.D. drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi ka dhënë dorëheqje sot, derisa u.d., i drejtorit të Onkologjisë, Arben Bislimi veprimin e njëjtë e ka bërë gjatë ditës së djeshme.

    Kurse, nga pozita e kryetarit të Odës së Farmacistëve është shkarkuar të mërkurën, Arianit Jakupi.

    Lidhur me këto dorëheqje e shkarkime në këtë sektor për Front Online, ka folur, ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj.

    Sipas Zemajt, të njëjtat ndërlidhen me interferimet e grupeve korruptive dhe kriminale e që kanë të bëjnë me Qeverinë.

    “Këto dorëheqje vijnë si pasojë e interferimeve të grupeve korruptive dhe grupeve kriminale të interesit që tash i kanë shti duart thellë në sektorin e shëndetësisë të përkrahur dhe nën menaxhim të kësaj qeverie”, ka thënë Zemaj për Front Online.

    Ndërsa, ka thënë se dorëheqjet e tilla kanë të bëjnë me konflikt të grupeve korruptive.

    “E, kemi parë edhe ditëve të fundit atë që ka ndodhur në Onkologji, mungesë e barnave dhe të trajtimit të pacientëve, shtytje për dorëheqje ose shkarkim të drejtorëve në vazhdimësi, dhe tash lajmi për dorëheqjen e ushtrueses së detyrës pothuajse pas një viti edhe tentimit të proklamimit që së paku të dukej diçka, por gjithmonë e kemi thënë në konflikt me bordin dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Por, nuk është konflikt institucional, por është konflikt i grupeve korruptive që e kanë kapur këtë sektor dhe fajtori kryesor është Qeveria, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe njerëzit brenda saj”, ka shtuar ish-ministrit Zemaj pwr Front Online.

    Armend Zemaj: Sektori më jetik po degradohet nga kjo Qeveri

    Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, për Front Online ka thënë se sektori i shëndetësisë i cili është jetik po degradohet nga kjo Qeveri.

    Sipas tij, Qeveria Kurti këtë degradim e ka shndërruar në normalitet.

    “E kemi thënë edhe më herët se paaftësia e kësaj qeverie po e dëmton rëndë shëndetin edhe jemi munduar ta paralajmërojmë me kohë. Kjo qeveri siç duket nuk ka të ndalur në degradimin  e sektorit me jetik në vend edhe këtë degradim e ka shndërrua në normalitet në kuptimin edhe të dorëheqjeve, shkarkimeve, interferimeve të grupeve të interesit tash kanë dalë në sipërfaqe dhe me këtë dorëheqjen e fundit dhe me të vërtetë këto janë shqetësuese për gjithë sektorin  e shëndetësisë sidomos për SHSKUK-në”, është shprehur Zemaj pwr Front Online.

    Ai, ka treguar edhe arsyet të cilat kanë quar deri në këto dorëheqje.

    “Prapa këtyre dorëheqjeve fshihen aferat korruptive, interferimi në listën e re esenciale të barnave, interferimi në menaxhim, interferimi në blerje të pajisjeve materiale e shpenzuese dhe barnave dhe krejt kjo e ka sjellë këtë gjendje ku po e pëson pacienti dhe po e pëson qytetari i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar deputeti Zemaj.

    Zemaj për Vitinë: S’pres asgjë, nuk po shohim punë

    Qeveria Kurti ka krijuar një kaos në sektorin e shëndetësisë.

    Kështu, ka thënë ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj për Front Online.

    Ai, nuk ka lënë pa përmendur edhe ministrin e ri, Arben Vitia.

    Sipas tij, nga ta nuk presin asgjë pasi që ministrat në këtë sektor po emërohen secili më i dobët se tjetri.

    “Me një fjalë aty, është krijuar një kaos institucional dhe këtë e kemi thënë në vazhdimësi në krye me këtë ministër, me këtë Qeveri dhe me këta njerëz rreth kësaj rreth sektorit të shëndetësisë dhe sidomos edhe menaxhmenti administrativ i cili ka krijuar një monopol dhe e ka kap sektorin e shëndetësisë.  Asgjë s’mund të presim nga kjo qeveri e cila i ka ndërruar tre ministra të shëndetësisë secilin më të doptë dhe më të paaftë se tjetri, duke përfshirë edhe kryeministrin Kurti si të vet emëruar ministër të Shëndetësisë”, është shprehur ndër të tjera Zemaj.

    Derisa ka shtuar se që 30 muaj në shëndetësi ka vetëm degradim dhe asgjë tjetër.

    “Nuk po shohim punë, po shohim degradim. Asgjë, nuk presim fatkeqësisht me këta njerëz jo, nëse vjen një nomenklaturë tjetër ose një logjikë tjetër qeverisëse mund të ketë, por me këta njerëz që 30 muaj ka vetëm degradim”, ka deklaruar ai.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 26 dhjetor të vitit të kaluar ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, ka njoftuar zyra e Kryeministrit.

    Vitia që ishte ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti I dhe në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompania laboratorike në vend.

    Prej rreth tre muajsh, Kosova nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë, prej largimit të Rifat Latifit nga kjo detyrë./Front Online/

     

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.