×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Liburn Aliut nuk u karantinua pas kthimit nga SHBA-të, deputeti i VV-së flet për arsyet

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Të dielën që lamë pas, djali i deputetit të VV-së, Liburn Aliut, u kthye nga SHBA. I njëjti nuk iu nënshtrua karantinimit në Qendrën e Studentëve. Në lidhje me këtë ka folur edhe vet Liburn Aliu.

    E.Aliu, u kthye të dielën nga SHBA-të në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

    Ai nuk iu nënshtrua karantinimit në Qendrën e Studentëve, ashtu siç është përcaktuar me rregulloren e MSH-së dhe institucioneve përkatëse.

    Në lidhje me këtë, kanë reaguar zyrtarë të opozitës të cilët kanë akuzuar për selektim partiak të personave që i nënshtrohen karantinimit në Qendrën e Studentëve.

    Mirëpo, për këtë çështje për lajmi.net ka folur edhe vet Liburn Aliu. Ai ka arsyetuar vendimin për mos-karantinimin e djalit të tij, duke thënë se grupi i studentëve ku bënte pjesë ai, është urdhëruar për tu mos dërguar në Qendrën e Studentëve, për shkak të moshës nën 18 vjeç.

    “Të gjithë nxënësit e ardhur nga SHBA në kuadër të programit YES, rreth 20 sa ishin, janë urdhëruar për vetëizolim për shkak të moshës nën 18 vjeç dhe pasi që nuk kanë qenë në përcjellje nga prindi. Në të njëjtën mënyrë është urdhëruar edhe djali im i cili ka 17 vjeç”, ka sqaruar Aliu për lajmi.net.

    Ditëve të fundit, ka pasur akuza të ashpra nga opozita në drejtim të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, se ka bërë selektim partiak për personat që janë kthyer nga jashtë Kosovës, dhe të cilët nuk i janë nënshtruar karantinimit.

    Madje, për këtë çështje sot ka folur edhe presidenti Thaçi, i cili është shprehur se “Grupi i Kurtit” duhet të jap përgjegjësi për këtë dukuri.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.