Dita e parë e muajit korrik solli temperatura të lartë në të gjitha qytetet e Kosovës. Sipas Prishtina Weather, në kryeqytet temperatura në orën 16:00 ka arritur në 33 gradë Celcius. Më e larta ishte në Gjakovë që arriti në 35 gradë.
‘’Në ditën e parë të muajit korrik, mot i nxehtë veror, e për momentin kthjellët dhe me diell. Ka vranësira përreth zonave malore. Në Prishtinë sipas matjeve të IHMK-së temperatura në ora 16, ka mbërri në 33C, e në Gjakovë edhe deri në 35C.’’, thuhet në njoftim.