Disa të rinj kanë zhvilluar një aksion simbolik pranë Zyrës së Bashkimit Europian në Prishtinë me moton #KosovoCan’tBreathe.
Të rreshtuar, ata kanë mbajtur në duar afishe me mbishkrime për të treguar pakënaqësitë rreth mosliberalizimit të vizave për kosovarët nga ana e Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre, Kosova është George Floyd i Europës. Kujtojmë se më 25 maj të këtij viti, afro-amerikani Floyd ka ndërruar jetë në SHBA si pasojë e brutalitetit të policisë.