×
  • Lajme
  • Lajme

    Dilogu rifillon në rrethana dramatike për Kosovën

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Mund të quhet lirisht “Trialog” e jo vetëm dialog, nëse analizohen të gjitha takimet që janë zhvilluar këtë muaj në Bruksel. Kanë qenë vetëm dy takime me praninë fizike të pjesëmarrësve mes delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës dhe një takim virtual përmes videolidhjeve. Të gjitha takimet dhe diskutimet e tjera kanë qenë bilaterale, mes përfaqësuesve të BE-së dhe delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

    Kjo praktikë që ishte ndjekur edhe në nëntë vjetët e kaluar, sa zgjat ky dialog, po vazhdon ende. Dhe qëllimet e takimeve paraprake bilaterale gjithmonë janë që të përgatiten më mirë takimet mes palëve me ndërmjetësimin e BE-së. Sepse të dyja palët ende më shumë preferojnë të bisedojnë me BE-në, të paraqiten si “partnerë të BE-së”, sesa të bisedojnë mes vete, raporton KOHA.

    Në takimet e para nuk është parë ndonjë dallim i madh nga praktika e kaluar. Dallimi më i madh që mund t’i rrisë edhe gjasat për ndonjë marrëveshje eventuale është roli shumë aktiv tani i dy shteteve më të mëdha të BE-së – Gjermanisë dhe Francës. Madje, një samit i organizuar nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Merkel u zhvillua para se të rifillonte dialogu në Bruksel. Pos kësaj, duket se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë përmes prononcimeve nga Washingtoni apo përmes takimeve që në Bruksel ka pasur zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reker, kanë sqaruar se nuk kanë ndonjë xhelozi ndaj BE-së dhe rolit të saj udhëheqës në dialog dhe se i dëshirojnë sukses BE-së në këtë drejtim.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.