×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Dilemat e ekspertëve dhe avokatëve: Kurti jo deputet, po kryeministër!

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka nxjerrë aktvendimin  e plotë për legjitimitetin e votës së ish-deputetit Etem Arfi, ku ka konstatuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Në aktgjykimin e Kushtetueses, mes të tjerash është përmendur edhe neni 9-të i ligjit për zgjedhjet në Republikën e Kosovës, ku sipas këtij neni të gjithë personave të cilët kanë vendim të formës së prerë që janë të dënuar në tri vjetët e fundit i’u ndalohet të kandidojnë  për deputet të Kuvendit të Kosovës.

    E në mesin e personave të cilët janë dënuar në tri vitet e fundit, është edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti.

    Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu në një proponcim për Front Online, ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe personat e tjerë të dënuar në tri vjetët e fundit nuk do të mund të kandiojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

    “Thjeshtë me këtë vendim personave të cilët kanë qenë të dënuar në tri vitet e fundit për vepër penale me një vendim të një Gjykate kompetente me vendim të formës së prerë  u ndalohet edhe kandidimi edhe ushtrimi i mandatit të deputetit”, ka thënë Baraliu.

    Baraliu tha se KQZ-ja me këtë vendim nuk do të duhej të lejoj që të vinim në një situatë ku Kurti merr mandatin e deputetit dhe ligjërisht nuk i lejohet të ushtroj atë post.

    “KQZ-ja, gjegjësisht Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike do të jetë pas këtij vendimi e detyruar që të mos pranoj kandidaturën e askujt në këtë mënyrë të asnjë kandidati për deputet e as të z.Kurti”, ka thënë ai për Front Online.

    Pavarësisht këtij vendimi që po komentohet në publik, njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, thotë se Gjykata Kushtetuese i ngatërron kategoritë kushtetuese dhe nuk jep shpjegim për dënimet e caktuara.

    “Në nenin 45 të Kushtetutës thuhet kufizohet e drejta në situata të caktuara e zgjedhjes dhe Ligji për Zgjedhje e Përgjithshme neni 29 ku thuhet që kufizohet e drejta me një vendim tjetër plotësues në fakt bie në kundërshtim me nenin 71 të Kushtetutës dhe dispozitat e tjera të saj ku thuhet që mandati i deputetit përfundon në rast se deputeti ndër të tjera është i dënuar me vendim të plotfuqishëm dhe përfundimtarë të Gjykatës kompetente më tepër se një vit për një vepër penale”, shprehet Baraliu.

    Ai thotë se është koha që të ndryshohet Kushtetuta e vendit pasi ajo deri më tani më shumë ka penguar se ka ndihmuar nga koha kur është në fuqi deri më tani.

    Nga ana tjetër, avokati Skender Musa, në një prononcim për Front Online, thotë se Kurtit i ndalohet të kandidojë  për deputet, por jo për kryeministër.

    “Jo absolut se sa i përket ligjit për zgjedhje nuk e rregullon çështjen e zgjedhjes së Kryeministrit, Kosova nuk e ka të rregullime çështjen e zgjedhjes së Kryeministrit dhe Ministrave. Në bazë të vendimi të gjykatës pa asnjë pengës Kurti mundet me u zgjedh Kryeministër nëse i fiton zgjedhjet”, tha ai.

    Ndryshe U.D  e Presidentes Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve të reja, më 14 shkurt 2021.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.