Është djegur një veturë e një qytetari serb mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka folur lidhur me rastin.
Ai tha për Front Online se shkaqet janë ende duke u hetuar.
“E konfirmojë djegien e një veture. Rasti ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit. Shkaqet janë duke u hetuar, ndërsa pronari i veturës është i nacionalitetit serb”, u shpreh Elshani.