Tri vetura u dogjën në mëngjesin e sotëm në Pejë, si pasojë e zjarrit që përfshiu një lokal “Rent a car”.
Lajmin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrëvënie në rrugën ‘Papa Kliment’. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Tri vetura janë djegur, nuk ka persona të lënduar”, deklaroi ai.
Rugova shtoi tutje se vlera e dëmit është e konsiderueshme.