Dy banesa janë kapluar nga zjarri të enjten në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se zjarri shpërtheu në një objekt banesor, ku dy banesa të ndara u dogjën.
Përveç dëmeve materiale nuk ka pas persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrfikësve, njësia e inspektorëve si dhe eksperti i zjarrit.
Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.