×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Dieta me shalqi që ju ndihmon të humbni 5 kilogramë në javë

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Shalqiri është padyshim një frut freskues që ju lejon të luftoni nxehtësinë tipike të verës. Duke qenë i pasur me ujë dhe minerale, është në gjendje të sjellë shumë pak kalori në trupin tonë. Në fakt ka rreth 15 kalori për 100 gram. Ai gjithashtu të jep një sens të menjëhershëm të ngopjes dhe është një burim i mirë i vitaminës A dhe C. Ai favorizon prodhimin e melaninës dhe ngadalëson plakjen e epidermës.

    Dieta me bazë shalqirin sugjerohet gjithashtu për të luftuar celulitin. Kjo lloj diete bazohet në origjinalitet dhe butësi dhe ndihmon në eliminimin e ushqimeve veçanërisht të rëndë, siç mund të jenë të skuqurat.

    Dieta me shalqi është një dietë që përbëhet nga dy faza të dallueshme. Faza e parë zgjat rreth tre ditë dhe përfshin konsumin e përditshëm të këtij fruti për t’u kombinuar me proteina të lehta, të konsumuara vetëm për drekë. Faza e dytë ka një kohëzgjatje të ndryshueshme që varion nga gjashtë deri në dhjetë ditë. Kjo fazë përbëhet vetëm nga dy vakte kryesore, të cilat korrespondojnë me drekën dhe darkën. Gjithashtu duhen konsumuar dhe dy mesvakte me bazë shalqirin, një paradite dhe një pasdite.

    Faza e parë e dietës së shalqirit përbëhet nga drithëra dhe qumësht pa yndyrë për mëngjes. Ndërsa paraditja përbëhet nga një fetë shalqi. Pastaj, për drekë, ju rekomandojmë gjoksin e pulës të zierë ose të pjekur në skarë ose peshk me perime të pjekura. Pas kësaj, të gjitha vaktet e tjera bazohen vetëm në shalqi.

    Faza e dytë përfshin një mëngjes me bazë shalqirin, një fetë bukë integrale dhe një filxhan kafeje, ose mund të zgjidhni një filxhan çaj jeshil. Për drekë vetëm oriz të zier, ose një pjatë makarona me domate të freskët, fileto pule ose peshk, perime të pjekura dhe me pak erëza dhe natyrisht, shalqi. Për darkë, një fetë bukë integrale, mish apo peshk si për drekë apo një krem perimesh.

    Sipas nutricionistëve kjo është një dietë që ju lejon të humbni kilogramë por është e pabalancuar sidomos për ata persona që kanë mangësi ushqyese, për këtë arsye kjo mund të ndiqet vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.