×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Diaspora thyen rekord të remitencave, për shtatë muaj në Kosovë solli 526 milionë euro

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë.

    Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin korrik 2020, diaspora ka dërguar rreth 18 milionë euro më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të kaluar, shkruan Telegrafi.

    Të dhënat tregojnë se në muajin korrik 2020, në Kosovë u sollën 91.6 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 73.9 milionë euro.

    Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, rreth 64 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

    Duke krahasuar periudhën shtatë mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar rreth 47 milionë euro më shumë, apo në total 526.1 milionë euro.

    Remitencat sipas kanaleve të dërgimit, korrik 2020 | Burimi: BQK

    Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

    Për tremujorin e parë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 42.4 milionë euro, ndjekur nga Zvicra me 20.8 milionë euro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.3 milionë euro.

    Për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 1.3 për qind më e madhe se vitin 2019.

    “Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat dhe Investimet e Huaja Direkte shënuan rritje vjetore prej 1.3 përqind përkatësisht rënie vjetore prej 60.5 për qind”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i parë 2020”.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një intervistë për Telegrafi.com kishte thënë se gjatë periudhës se pandemisë COVID-19, përkatësisht muajt mars dhe prill, ka rënie të remitencave.

    Ai kishte paralajmëruar se, mosardhja e diasporës në Kosovë, rrezikon që në mos sjelljen e një miliardë eurove të tjera nga shpenzimet e tyre.
    “Nëse i referohemi vitit të kaluar, të hyrat nga remitencat kanë qentë 875 milionë euro ose në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë 12 për qind. Pritjet tona janë që remitencat të kenë rënie diku 14.1 për qind, gjatë këtij viti. Por, ne e kemi edhe kategori që diaspora i bënë në Kosovë, ne i quajmë shpenzime të udhëtimit, ku kjo shumë është rreth një miliard euro. Mos ardhja e tyre në Kosovë do ta rrezikonte këtë shumën prej një miliard euro”, kishte thënë Mehmeti.

    Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi08 Mars 2025
    Administrata Tatimore e Kosovës tha se ka mbledhur 184.3 milionë euro tatime për periudhën janar-shkurt 2025. “Viti i kaluar ishte një vit...
    Ekonomi06 Mars 2025
    Binance, lider global në industrinë e kriptovalutave, feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një seri eventesh të organizuara në mbarë botën. Këto...
    Ekonomi04 Mars 2025
    📢 Binance sjell një mundësi unike për të gjithë tregtarët e kriptovalutave në Kosovë dhe botë!  Binance, ekosistemi global i blockchain-it me mbi 260 milionë përdorues,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e  Kosovës në varrimin e të atit, i...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.