Policia njofton për dhunimin e një të miture në Pejë.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM/Pejë 26.06.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e dhunimit ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.