Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një projektligj për reformën në polici, por ai ka pak gjasa të bëhet ligj, për shkak të ndarjeve të thella.
Dhoma e kontrolluar nga demokratët e votoi masën me 236 vota për dhe 181 kundër.
Projektligji është emëruar sipas George Floydit, afrikano-amerikanit që ka vdekur muajin e kaluar gjatë arrestimit nga policia.
Vdekja e tij ka shkaktuar protesta kundër racizmit në gjithë botën.
Por, presidenti amerikan, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, ka paralajmëruar se do të vendosë veto mbi ligjin.
Ndërsa, republikanët në Senat janë duke hartuar ligjin e tyre për reformimin e policisë.
Floyd ka vdekur më 25 maj në qytetin Mineapolis.
Incidenti është filmuar nga kalimatarët dhe është shpërndarë në mediat sociale.
Në incizime shihet se si një polic i bardhë e shtyp me gju Floydin, për gati nëntë minuta. Pak më vonë, ai vdes.
Floyd është ndaluar nën dyshimet se ka krijuar një faturë të rreme në vlerë prej 20 dollarësh. /rel/

Të tjera
-
10:35 | 18 Maj 2022
-
10:33 | 18 Maj 2022
-
Bota/RajoniTre skenarë të mundshëm për Putinin10:31 | 18 Maj 2022
-
10:28 | 18 Maj 2022
-
10:26 | 18 Maj 2022
-
10:22 | 18 Maj 2022
-
10:21 | 18 Maj 2022
-
10:20 | 18 Maj 2022
-
10:18 | 18 Maj 2022
-
10:15 | 18 Maj 2022
-
10:14 | 18 Maj 2022
-
10:14 | 18 Maj 2022