×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dhjetë ushtarë indianë lirohen nga Kina

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Kina i ka liruar dhjetë ushtarë indianë të enjten pasi ishin zënë robër gjatë përleshjeve mes dy vendeve të hënën.

    Gazeta “India Today” duke i cituar burimet ushtarake, tha se në mesin e të liruarve ishin një nënkolonel dhe tre majorë, raportoi BBC-ja të premten.

    Qeveria indiane nuk e ka konfirmuar lajmin, e as nuk ka thënë se dikush prej ushtarëve të saj ishte zënë rob.

    Luftimi në Luginën Galwan shkaktoi vdekjen e së paku 20 ushtarëve indianë dhe rriti tensionet mes dy fuqive ushtarake.

    Kina nuk pranoi se kishte të vrarë në mesin e ushtarëve të saj, ndërsa 76 ushtarë tjerë indianë janë lënduar.

    Kufiri në mes të këtyre dy shteteve ka një demarkim shumë të dobët dhe mund të lëvizë për shkak ndryshimeve topografike, transmeton KOHA.

    Raportet e mediave thanë se ushtarët u përleshën në kreshta të larta afro 4.300 metra në terren të rrëpirët, ku disa ushtarë kishin rënë në lumin e shpejtë Galwan.

    Palët janë grindur për shkak mosmarrëveshjes rreth kufirit, por luftimi i së hënës ishte i pari që shkaktoi të vdekur brenda 45 viteve. Raporte të pakonfirmuara nga ana e mediave indiane thonë se së paku 40 ushtarë kinezë janë vrarë, por Kina nuk ka dhënë ndonjë informatë.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zaho Lijian, tha se India kishte kaluar kufirin dy herë, duke “provokuar dhe sulmuar personelin kinez, që rezultoi në konfrontim serioz fizik në mesin e forcave kufitare nga të dy anët”.

    Lugina e lumit Galwan, me klimë të vrazhdë dhe terren në lartësi të madhe mbidetare, është afër rajonit Aksai Chin, rajon konflikti i pretenduar nga India, por i kontrolluar nga Kina.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.