Të shtëna armësh janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë tek vila “Natyra”.
Mësohet se dy persona kanë gjuajtur me armë zjarri nga një motor, ku një person dyshohet se është plagosur.
Po ashtu, Indeksonline mëson se ata kanë qëndruar para villës “Natyra” rreth tri orë duke pritur viktimat të dalin jasht për t’i qëlluar.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.