×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Dështon Ministria e Agim Veliut, s’ka letërnjoftime për qytetarët!

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Zejnije Jashari që disa herë është duke shkuar te zyrat e Qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë për të pyetur nëse letërnjoftimi i saj është bërë gati, për të cilin ka aplikuar para 1 muaji, por përgjigja që ka marrë nga zyrtarët përgjegjës ka qenë negative.

    Ajo ka thënë për Front Online se ka disa javë që ka aplikuar për t’u pajisur me letërnjoftim, ndonëse në procedurë të rregullt nuk do të priste më shumë se dhjetë ditë.

    “Sot është hera e tretë që shkoj në Qendrën e Regjistrimit Civil për të pyetur nëse letërnjoftimi është i gatshëm, pasi që jam duke pritur që disa javë, mirëpo përgjigja që kam marrë ka qenë negative”, ka thënë Jashari për Front Online.

    Për shkak të vonesës në pajisjen me këtë dokument të shtetit të Kosovës ajo i akuzon për korrupsion zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshhme, të cilën e udhëheq Agim Veliu, pasi që, siç thotë ajo, i kanë thënë të pres edhe një muaj.

    “Qe një muaj ditë e kam dorëzuar  letërnjoftimin, ndërsa ende nuk më ka dal dhe nuk e di çka me bo. Me iu dhanë para menjëher  ta ndreqin. Ende nuk më kanë lajmëruar se a është i gatshëm. Sot erdha me shiku nësë është i gatshëm, kam qenë edhe dy herë tjera dhe më kanë thonë prit  se të dërgojmë mesazh, por ende nuk më kanë dërguar. Unë prapë  sot shkova me thanë prit edhe një muaj, ju thash me ju dhanë pare shpejt e kryeni”, tha ajo.

    E me pritjen e gjatë për t’u pajisur me dokumente identifikimi po ballafaqohet edhe Mentor Maqedonci nga Prishtina.

    Ai tha se vëllai i tij ka aplikuar që tri javë për letërnjoftim, por ende nuk e kanë njoftuar nga Ministria e Brendshme nëse është i gatshëm për t’u tërhequr.

    “Vëllai ka aplikuar për t’u pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Ai është jashtë vendit dhe  më ka autorizuar mua me i’a marr, por ende nuk është bërë gati. Po ka problem diçka, vëllai ka aplikuar me 10 gusht, zyrtarët e Ministrisë thanë nuk është i gatshëm edhe një muaj nuk bohet, veç po bëjnë hajgare me ne”, deklaroi ai.

    Burime të portalit “Front Online” bëjnë të ditur se ka disa javë që qytetarët nuk po mund të pajisen me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, siç thonë ata, për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë ndërkombëtare që i prodhon letërnjoftimet, por pa specifikuar se për çfarë mosmarrëveshjesh bëhet fjalë.

    E problemi më i madh po u shkaktohet qytetarëve të vendit, të cilët detyrohen të udhëtojnë tranzit nëpër territorin e Serbisë, pasi që kjo e fundit nuk i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe mundësia e vetme për të kaluar në territorin e tyre është me letërnjoftim për të rritur, ose me certifikata të lindjes për fëmijë.
    Portali Front Online e ka pyetur edhe Ministrinë e Brendshme të Kosovës se pse qytetarët nuk po mund të pajisen me letërnjoftim, por të njejtit nuk janë përgjigjur gjatë gjithë ditës.
    Ndërsa, në faqen zyrtare të kësaj Ministrie thuhet se me procedurë të rregullt letërnjoftimi lëshohet për 1-15 ditë, dhe 72 orë me procedurë të përshpejtuar. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku duhet të tregojë se  cila është arsyeja që mori masa ndaj tij. Sipas...
    Lajme18 Mars 2025
    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në...
    Lajme18 Mars 2025
    Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Frontal” të T7, se çfarë i tha zyrtari i maskuar...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
    Lajme18 Mars 2025
    Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.