
Pas rezultateve të fundit nga IKShPK dolën edhe tre të shëruar nga Covid-19 në Kosovë, raporton Front Online.
Me këta të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë ka shkuar në 162.
Ndërsa sonte, po ashtu, bashkë me të shëruarit, dolën edhe 34 raste të reja me këtë virus.
“Sot më 24 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e dy (162) raste”, shkruhet bë njoftimin e IKShPK-së.