×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputetja e PDK-së: SHBA-ja e ktheu në binarë dialogun, delegacioni kosovar nuk tregoi aftësi negociuese

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Të premten në Uashington me ndërmjetësimin e SHBA-ve është arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.

    Kjo marrëveshje është mirëpritur në vend, por ka pasur edhe kritika sidomos për pikën ku flitet për liqenin e Ujmanit.

    Besa ismaili, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë për Front Online, se përfshirja e SHBA-së e ka kthyer dialogun në binarë.

    “Ne na gëzon fakti që SHBA-të, kanë rikthyer në binarët e vet çështjen e Kosovës dhe normalizimin me Serbinë, sepse po mendojmë që gjithmonë një dinamikë ndryshe dhe më reale, efikase e zhvillimeve vie dhe rezulton atëherë kur SHBA-të janë garantues të çfarëdo marrëveshje. Në anën tjetër ne kemi kritikat tona dhe rezervat tona për aftësitë negociuese që ka treguar delegacioni kosovar sepse pavarësisht të gjithave, pjesa e tortës varet nga aftësitë negociuese të palëve që janë duke negociuar dhe dialogu dhe kemi parë se aty ka pasur një ngathtësi dhe një plogështi të madhe që në fakt ka rezultuar me disa pika që janë në dëm të Kosovës”, ka thënë ajo për Front Online.

    Ismaili: Marrëveshja finale dhe njohja reciproke e pakompromis

    Arritja e një marrëveshje përfundimtare që do të përfundonte me njohje reciproke është qëllimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili në një intervistë për Front Online, ka thënë që të dyja janë të pa kompromis dhe se herët a vonë do të ndodhin.

    “Njohja reciproke dhe marrëveshja përfundimtare janë ta pa kompromis dhe do të ndodhin sepse nuk ka asgjë tjetër që do të ndodh përpara se të ndodh ajo. Ajo duhet të jetë Alfa dhe Omega e të gjitha bisedimeve tona”, ka thënë tutje ajo.

    Deputetja e PDK-së: Trepça dhe Ujmani nuk guxojnë të jenë pjesë e asnjë marrëveshje, rrezikohet territori

    Pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit ishte edhe Liqeni i Ujmanit. Për deputeten e PDK-së, Besa ismailin, ky liqe dhe Trepça nuk duhet të jenë pjesë e asnjë marrëveshje me Serbinë.

    Përndryshe sipas saj rrezikohet territori në veri të vendit.

    “Personalisht jam deklaruar përpara bisedimeve që Ujmani dhe Trepça nuk guxojnë të jenë pjesë e çfarëdo tryeze të bisedimeve sepse ato janë asete të Kosovës dhe janë asete jetike të Kosovës. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm më ujin që është një resurs për Kosovën, por kemi të bëjmë edhe me territorin përreth saj e që i bie Veriu i Kosovës”, ka thënë Ismaili.

    Kush do të jetë i nominuari i PDK-së për President dhe a do hyjë në koalicion me LDK-në? Flet deputetja e kësaj partie

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk po duhet se ka aspirata për postin e Presidentit. Të paktën kështu ka deklaruar për Front Online, deputetja e kësaj partie, Besa Ismaili.

    “Për besë unë nuk merrem me këto. Unë prapë insistojë që këto janë thashetheme sepse nuk ka pasur asnjë diskutim në asnjë strukturë. Presidenti i shtetit e ushtron detyrën e vet”, ka thënë ai.

    Ndërsa për sa i përket mundësisë për të hyrë në koalicion qeverisë në rast se ka largim të AAK-së, Ismaili i tha Front Online, se një gjë e tillë as nuk është diskutuar në strukturat e partisë.

    “Ato janë çështje të partnerëve të koalicionit për të cilat s`kanë të bëjnë fare me PDK-në. Ne jemi opozitë, vazhdojmë të jemi opozitë dhe këto tema asnjëherë nuk i kemi trajtuar. Po besoj që ato janë ende në nivel thashethemesh”, ka thënë tutje deputetja e PDK-së për Front Online.

    “PDK-ja do ta mbështesë mocionin e VV-së nëse vie në Kuvend”

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili në një intervistë për Front Online ka thënë që kjo parti do ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë “Hoti”, të iniciuar nga Vetëvendosja.

    Sipas saj kjo parti do ta votojë nëse ky mocion arrin në Kuvend nga VV-ja.

    “Ne sikur edhe me rastin e LDK-së, ne nuk i kemi  mbledhur nënshkrimet për mocionin, por se e kemi votuar. Natyrisht si opozitë që jemi dhe do ta bëjmë njësojë edhe me VV-në, posa ajo ta sjell në Kuvend por përpjekjet e VV-së, nuk duket se janë të sinqerta dhe të njëmendta. Mendoj që për jetën tonë dhe të demokracisë parlamentare, duhet më shumë përkushtim, më shumë të besueshme në iniciativat e veta në mënyrë që njerëzit ta mbështesin”, ka thënë ajo për Front Online.

    Ismaili: Menaxhimi i pandemisë shqetësues, kemi mbi 500 vdekje

    Besa Ismaili, deputete e PDK-së, ka shprehur shqetësimin për menaxhimin e pandemisë me Coronavirus. Ajo tha për Front Online, që numri i lartë i vdekje nga ky virus është shqetësues.

    “Që nga fillimi ne kemi parë orientimin se kah po shkon menaxhimi i pandemisë. Kur është vënë në binar pas vet dorëzimit të Qeverisë Kurti, jemi vonuar pak me Ligjin Anti-Covid për të cilin kemi lobuar shumë. Shpresoj që tash gjërat do të vijnë duke u rregulluar por megjithatë ne e kemi pësuar. Ne kemi më shumë se 500 njerëz që kanë vdekur në Kosovë, kemi segmente institucionale të cilat janë vënë jashtë binarëve të funksionimit të tyre”, ka thënë Ismaili.

    Ismaili ka shprehur shqetësimin edhe për fillimin e mësimit më 14 shtator.

    “Tani fillon mësimi dhe jemi shumë të brengosur edhe për shëndetin e fëmijëve në shkolla. Nuk e dimë se a është kryer testimi i të gjithë mësimdhënësve. Është dashur të mbaroj deri më tani, sepse çfarë nëse kemi mësimdhënës të cilët mund të jenë të infektuar, si do të zëvendësohet se se si mund të jetë ai proces”, ka thënë ajo. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.