×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së përfshihet në debatin për diasporën, ka disa fjalë për ata që bëjnë kritika

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri është përfshirë në debatin për diasporën.

    Gaxherri ka reaguar përmes Facebook-ut, pas shumë komenteve që janë bërë ditëve të fundit në rrjete sociale lidhur me ardhjen e diasporës për pushimet e dimrit në Kosovë.

    “Ne shqiptarët vërtet jemi të çuditshëm, kur nuk kemi armiq i krijojmë ata nga vetvetja. Athua vallë pse?! Ne vërtet kemi gabime, huqe e vese, por nuk duhet të harrojmë se çdo fitore e kemi arrit vetëm kur jemi unifikuar, kur kemi bashkëndje dhimbjen e njëri tjetrit, kur i kemi zgjatë dorën njëri tjetrit, kur kemi lidh besën për të vdek për njëri tjetrin, andaj si guxojmë t’i injorojmë virtytet tona, nuk kemi nevojë ta mohojmë njëri tjetrin sepse nuk jemi komb i lig”, ka thënë deputetja e LDK-së, përmes një shkrimi në Facebook.

    Ajo thotë se edhe në momentet më vendimtare për shtetin, të gjithë nuk ishin të njejtë, por, që shton se nuk duhet të bëhen përgjithësime.

    Kjo pasi që nuk mund të themi se të gjithë mjekët apo arsimtarët janë të këqinj, apo e kundërta.

    ‘Nuk pajtohem qe diasporën tonë ta fyejmë, ta poshtërojmë e ta linçojmë sepse nuk e meritojnë, vëllezërit e motrat tona të shpërndarë nëpër botë, gjithmonë ishin dhe janë me ne e pran nesh, ishim dhe jemi një. Poashtu nuk pajtohem, as kur pretendojmë t’i glorifikojmë, këdo qoftë, por ne nuk mund dhe nuk duhet të ndahemi në: ne e diaspora, mysliman e katolik, popull e politikanë, mjekë e pacient e kështu me radhë…sepse vlerësimi e as përgjegjësia nuk është kolektive, por asnjëherë nuk guxojmë të harrojmë se ne jemi komb i vogël dhe nuk e kemi luksin ta luftojmë e ta linçojmë njëri tjetrin. Të bashkuar jemi më të mirë e të pa mposhtur”, ka thënë ajo.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.