×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes: Janë koordinuar të gjitha celulat e politikës së vjetër në Kosovë për ta sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, në një postim të bërë në Facebook, duke komentuar situatën aktuale politike në vend, ka thënë se të gjitha celulat e politikës së vjetër janë bërë bashkë për ta sulmuar me çdo mjet Lëvizjen Vetëvendosje.

    Ai ka thënë ndër të tjera, se të njëjtit janë errësuar në shtegun e presidentit Thaçi, duke vrapuar për t’u pozicionuar sa më lartë.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Janë koordinuar të gjitha celulat e politikës së vjetër në Kosovë për ta sulmuar me çdo mjet e metodë të mundshme Lëvizjen Vetëvendosje. E kuptojmë, kishin pritur se do të ja hedhin popullit e do ta mbulojnë disi bashkimin në PLAN nën tutelën e Hashimit. Nuk ja kanë dalë e as po ja dalin. Resurse enorme janë mobilizuar për ta linçuar e goditur Lëvizjen. Sa më shumë po veprojnë aq më qartë po del PLANI e poashtu po vërehen po i neverisin qytetarët që kanë votuar ndryshimin.

    Shiheni këtë kryesinë e LDK –së: pa asnjë informatë, pa asnjë të dhënë për rastin e dëmtimit të kabllove në selinë e LDK –së, vrapuan të deklarojnë e të aludojnë në sulme politike. Këta duan me çdo kusht ta shohin LVV –në duke bërë veprime të tilla për t’u paraqitur viktimë. Shpresojnë se kështu do të zbusin zemërimin popullor që ekziston tek ata. Nuk dëshiron askush të dëgjojë për ta, e ndjejnë këtë edhe kur dalin në qytet.

    E po do të zhgënjeheni nëse prisni se ne do të lëshohemi në të tilla veprime. Asnjëherë. Këta nuk kuptojnë se mjetet e format e protestës nuk parakuptojnë ushtrim dhune. Protestat e mënyrat tjera për të shprehur një kundërshtim janë thelbi i një shoqërie të lirë, atribut themelor i angazhimit demokratik të shoqërisë e cila as nuk bëhet fshehur e as nuk bëhet dhunshëm. Jeni errësuar në shtegun e Hashimit duke vrapuar për t’u pozicionuar sa më lartë që mundeni, ndaj edhe më nuk kuptoni asgjë nga konceptet themelore të demokracisë e të shoqërisë së lirë.

    Ne demonstrojmë brenda këtyre koncepteve, jo natën e jo dhunshëm.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.