×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së reagon pas suspendimit të Amir Gërgurit: Albin nuk mbahet pushteti me dhunë!

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka reaguar pas suspendimit nga puna të komandantit të Njësive Speciale Amir Gërguri.

    Hoxha ka thënë se Gërguri është ekspert i jashtëzakonshëm i mbrojtjes dhe sigurisë publike.

    Statusi i plotë i tij:

    Ofansiva e Kurtit në policinë e Kosovës për ta përgatitur terrenin për destabilizimin e vendit!

    Qeveria në ikje është duke vazhduar operacionin e saj me largime e shkarkime të njerëzve nga puna në të gjitha institucionet e vendit edhe aty ku kjo qeverisje nuk gjen arsye serioze për të larguar dikë nga puna, asaj i mjaftojnë edhe arsyet më banale duke e shikuar kush me këndë është fotografuar apo në cilin aheng familjar ka marr pjesë.

    Ne edhe pse mbajmë pozita publike në radhë të parë jemi qenie njerëzore, kemi familje, miq dhe shokë, marrim pjesë edhe në ahengje të ndryshme familjare dhe fotografohemi me njerëzit, kjo është krejt normale dhe ndodh në çdo shoqëri demokratike.

    Sot operacionin e shkarkimeve ky pushtet e paska orientuar tek Policia e Kosovës duke e suspenduar Komandantin e Njësive Speciale Amir Gërguri i cili është ekspert i jashtëzakonshëm i mbrojtjes dhe sigurisë publike. Me Amirin dhe profesionalizmin e tij krenohemi të gjithë!

    Sigurisht që Kryeministrit në ikje Albin Kurti dhe LVV-se nuk i ka mjaftuar dhuna që ka ushtruar në vazhdimësi ndaj policeve tonë, duke i gjuajtur ata me objekte të ndryshme të rrezikshme, shishe me ngjyra, koktej molotovi dhe duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore, por tani tenton që përmes veprimeve jo ligjore t’i dëmtoj ata edhe në karrierën profesionale.

    Albin nuk mbahet pushteti me shkarkime e dhunë!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.