
Pak para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet që të votohet Qeveria “Hoti”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në pushtet po tentojnë të vijnë me çdo kusht njerëzit që i sollën vendit marrëveshje të dëmshme.
Bulliqi ka thënë se LDK-AAK-Nisma dhe Lista serbe po dojnë me ardhë në pushtet pa votat e popullit
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur, 20 vite pas çlirimi shoqëria kosovare nuk shënoi asnjë përparim në zhvillimin e gjithmbarshëm, jo pse nuk pati mundësi dhe kapacitete, por pse nuk pati asnjëherë qeveri të popullit që ka menduar dhe punuar për të. Secila qeveri, e cila ka ardhur në pushtet, gjithnjë dhe në çfarëdo mënyrë të mundshme ka punuar për interesa të ngushta familjare apo kasta të caktuara njerëzish, të grumbulluar në grupe me mentalitet të ulët politik dhe kombëtar. Kur pas 100 viteve robëri u dha mundësia e tjetërsimit kombëtar dhe shoqëror, ku zëri i popullit do të ishte kyç në dinamikën e zhvillimit ekonomik dhe politik, ky grup njerëzish po i bënë çelës kryesor në intensitetin dhe shkallën e qeverisjes në Kosovë, bashkëkombësit e atyre që na shtypen, na dhunuan dhe na vranë në masë. Kjo kastë njerëzish me vetëdije po e dërgon shoqërinë tonë në regresion me shkallë gjeometrike dhe të paimagjinuar edhe nga ekspertet më të mirë të vendit. Kjo kastë njerëzish që nuk kanë as më të voglin dinjitet politik dhe patriotik, përveç përfitimeve të vogla personale, por me dhuratë maksimale armiqve të Kosovës, do të jenë përgjegjës para historisë së zhvillimeve në të ardhmen. Kjo kastë njerëzish nëse instalohet, sot dhe në ditët në vijim do të bëjnë koncesione të ngjashme me ato të 20 viteve të fundit, dhe pastaj do të tërhiqet e marruar duke i lënë popullit probleme të pariparueshme, ashtu si e lanë Zajednicën tash e disa vite. Këta njerëz pa votën e popullit dhe si për inat dëshirojnë me çdo kusht të vijnë në pushtet dhe t’i hakmerren po të njëjtit popull, me marrëveshje që i kushtuan shtrenjtë dhe i sollën para aktit të kryer.
Të dashur qytetarë, soji i tillë i individëve dhe i grupeve në të gjitha kohërat i kanë sjellë dëme popullit të Kosovës. Njerëzit e tillë duke shitur shkallë të lartë intelekti me shkollë perfekte të Kumrovcit, gjithnjë kanë tentuar me çdo kusht ta mashtrojnë popullin, si në kohën e komunizmit ashtu edhe tani, tipike me thënien e urtë të popullit, Ujkuqimen e ndërron, por zanatin se harron.
Ø Të dashur qytetarë, këta ishin të njëjtit persona, apo paraardhësit e tyre që në vitin 1981, shqiptarët i quanin me epitetet më të vrazhda të kohës, duke i krahasuar më të prapambetur dhe duke i radhitur në qytetarë të rendit të dytë.
Ø Ishin të njëjtit persona, apo paraardhësit e tyre që periudhën 1981/99, burgosën dhe dënuan me mija shqiptar vetëm se kërkuan Kosovën Republikë, këtë republikë që ata me çdo kusht duan të vijnë në pushtet.
Ø Ishin të njëjtit persona, apo paraardhësit e tyre që në vitin 1989, trumbetonin nëpër media dhe nëpër forume politike me simpati serbomadhe, se Kosova nuk humb asgjë me ndërrime kushtetuese, veç çka fiton më shumë.
Ø Ishin të njëjtit persona, apo paraardhësit e tyre, që në vitet e 90 të shekullit të kaluar, ndërprejten financimin e aktiviteteve paralele, nga politika deri te arsimi, për të kënaqur apetitet e Serbisë dhe për të zvogëluar rezistencën popullore.
Ø Ishin të njëjtit persona, apo paraardhësit e tyre, që përmes aktiviteteve të ndryshme organizonin bisedime të fshehta me strukturat e spiunazhit dhe të sigurisë Serbe, për të gjetur të ashtuquajturën zgjidhje kreative, normal që Kosova të mbetet nën Serbi.
Ø Ishin të njëjtit persona, apo paraardhësit e tyre që nënshkruan marrëveshje të dëmshme me Serbinë, që sot e kësaj dite nuk mund të realizohen, sepse janë antikushtetuese dhe në dëm të madh për Kosovën.
Ø Ishin të njëjtit persona, apo paraardhësit e tyre, që nënshkruan Zajednicën duke ditur që është kundër kushtetutës dhe pa asnjë përgjegjësi morale, profesionale dhe etike, e sot, sillen përsëri nëpër poste ekzekutive të institucioneve të Kosovës.
Ø Ishin të njëjtit persona, apo paraardhësit e tyre që tjetërsuan territorin e Kosovës, duke mos pasur as më të paktën dëshmi dhe arsye, dhe duke rritë territorin e shtetit fqinj pas 60 viteve.
Të dashur qytetarë, ky grup individësh në kundërshtim me premtimet elektorale dhe në kundërshtim me vullnetin e popullit, sot dëshiron të vendoset në qeveri dhe të vazhdoj me avazin e vjetër, duke mashtruar popullin nën titujt akademik dhe duke shërbyer interesave të tjerëve përmes kontrollit politik. Ky grup njerëzish që në të kaluarën i kanë sjellë kaq shumë dëme popullit të Kosovës, pa dyshim që do të vazhdojnë me aktivitetin e njëjtë, sepse po vërtetohet se janë të shantazhuar deri në palcë, dhe së në çfarëdo moshe apo gjendje që të jenë, duhet patjetër të jenë aktivë në dëm të shqiptarëve dhe në dobi të politikave antishqiptare.
Ne habitemi me disa figura patriotike, që i’u bashkëngjiten këtij grupacioni të dëshmuar me aktivitetet e tyre të më hershme, si antikombëtare. Kjo po dëshmon një situatë të re në politiken tonë shqiptare, se nuk është më rëndësi çka ke bërë në të kaluarën, por çfarë mund të bëjmë bashkë, duke mos qarë kokën për dëmet që do t’i shkaktohen këtij vendi.
Të dashur qytetarë, institucionet e Kosovës nuk janë ashtu siç duken. Në to shpesh herë merren vendime në dëm të vendit. Këto vendime të pa analizuara qojnë shoqërinë kosovare në humnerë, nga ata që kurrë nuk kanë punuar për popull, por veç për vete dhe grupet e tyre.
Me 6 tetor populli dha verdiktin e tij, kjo ishte si bombë për të gjithë ata, të cilët tërë jetën ju frikësoheshin ndryshimeve, ndryshimeve që do të zbardhin fytyrën e popullit dhe do të rrisnin reputacionin e Kosovës si shtet. Ndryshime që për herë të parë qeverinë e Kosovës, nuk e bënte të varur nga ata të cilët marrin paga nga taksapaguesit kosovarë, por nuk e njohin shtetin e Kosovës duke e krahasuar atë si krahinë jugore serbe.
Ndryshime që në vend të nepotizmit dhe korrupsionit, instaluan profesionalizëm dhe drejtësi. Ndryshimeve që popullsia më vitale e Kosovës nguliten në kokë idenë e qëndrimit në Kosovë dhe kontributit për vendin e vet. Ndryshime që arsimi dhe shëndetësia të jenë në nivelin e merituar dhe së kualiteti i tyre të dominojë në rajon. Ky grup njerëzish kur i pa dhe i llogariti të gjitha këto, u sulen si të tërbuar duke punuar natë e ditë dhe me çfarëdo çmimi që ta rrëzojnë qeverinë e popullit, qeverinë e sukseseve, qeverinë e reformave, qeverinë e shpreses, qeverinë e ndryshimeve. Ky grup njerëzish duke mos pasur aspak dinjitet dhe moral politik e kombëtar, arriti ta rrëzoj qeverinë në kohën e pandemisë duke hyrë në radhën e të vetmit shtet në botë që ngrit dhe realizon mocion mosbesimi në kohën e rrezikut maksimal shëndetësor të popullit. Kjo nuk ishte për shkak të mos punës apo ndonjë degradimi ekonomik, por për të shpëtuar veten dhe grupin e tyre nga humbja e pa kthyer e benificioneve ekonomike dhe politike. Kjo qeveri, e cila do të ketë rolin e orkestrës, ndërsa dirigjent do ta ketë listën serbe, të gjitha vendimet do t’i marrë sipas dëshirës dhe apetiteve të politikës serbe. Çdo individ i orkestrës që nuk do t’i përshtatet ritmit të dirigjentit do të largohet dhe persekutohet individualisht dhe politikisht. Prandaj, çdo kush dhe me çdo kusht në këtë vend, duhet të punoj dhe veproj që ta qoj vendin në zgjedhje dhe që ta shpëtoj Kosovën nga ky dirigjent që dëshiron të instalohet në institucionin kryesor të Kosovës, me bekimin e kësaj kaste shqipfolës.