
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për gjendjen politike në vend pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë “Kurti”, raporton “Front Online”.
“Ishte një reciklim i temave që i kemi trajtuar tash e disa herë në mbledhjet e kaluara. Ne po mbetemi në pozicionet e njëjta. Pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, si atëherë edhe tani kanë qenë rrethanat që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Selimi.
Lidhur me aktivitetin e pakët të Kuvendit të Kosovës, deputeti i VV-së i ka akuzuar partitë politike që po ua pamundësojnë kalimin e iniciativave në Kuvend.
“Aktivitetet e pakta të Kuvendit nuk mund të them se janë si mungesë e vullnetit por për shkak që iniciativat tona nuk po mund të kalojnë”, ka thënë ai.
Selimi i ka akuzuar disa grupe parlamentare për mbajtje peng të Kuvendit.
“Disa grupe parlamentare po synojnë që ta mbajnë peng Kuvendin. LDK-ja dhe partitë partnere po vazhdojnë të jenë të pandjeshëm ndaj gjithë asaj që ne do të duhej ta trajtojme ne Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai./Front Online/
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/683384099189905/