×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LVV-së: Ardian Gjini nuk po interesohet për mbeturinat në Çabrat pasi që ato nuk janë tendere

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka kritikuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për mos kujdesin e komunës për  Çabrati  i cili është mbuluar nga mbeturinat e shumta, raporton portali FrontOnline.

    Batusha, ka thënë se çështja e ambientit nuk i intereson qeverisjes së Gjakovës, pasi që siç thotë ai po të ishte ambienti tender komuna do të tregonte më shumë interes.

    Ai e ka kritikuar Gjinin edhe për punësimin e militantëve  partiak që po bëhen në këtë komunë.

    “Ambienti është gjëja e fundit që i intereson qeverisë komunale. Nëse ambienti është tender, apo sjellë vota, ndoshta ndonjë punësim për familjarët e tyre apo militantët e pakualifikuar, ndoshta atëherë PO, do të interesoheshin”, ka shkruar Batusha.

    Postimi i plotë i tij:

    Pamjet nga Çabrati, më sakt tek Lugu i Dragonit.

    Shkatrrimi i kësaj pjese të qytetit, njëherit simbolit të Gjakovës është tregues se ku kemi përfunduar ne si shoqëri. Mbeturinat inerte, që dalloheshin që janë hudhur së fundmi, sendimentohen njëra pas tjetrës duke helmuar tokën, ndotuar ajrin, prishur peisazhin dhe shpejtë duke na helmuar edhe neve.

    Në këtë anë të Çabratit do doja të shihja shtigje për ecje, për vrapin, shtigje për bicikleta, mbjellje të pemëve dekorative, ulëse për vizitorë dhe çdo gjë që është rekreative dhe ambientale.

    Dua të shohë Çabratin në namin e dikurshëm, por me infrastruktur moderne, miqësore me ambientin, të mbushur me bashkëqytetarë që dalin dhe thithin ajrin e pastër dhe e shijojnë pamjen mbresëlënëse të qytetit tonë dhe fshatrave piktoreske.

    Por, JO! Ambienti është gjëja e fundit që i intereson qeverisë komunale. Nëse ambienti është tender, apo sjellë vota, ndoshta ndonjë punësim për familjarët e tyre apo militantët e pakualifikuar, ndoshta atëherë PO, do të interesoheshin.

    Deri atëhere, na mbetet neve të e ruajmë Çabratin.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.