×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së: Ka mospajtime brenda koalicionit, nuk e përkrahim mocionin e VV-së

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Javëve të fundit ka pasur zëra se mund të ketë lëkundje të koalicionit qeverisës dhe prishje të tij, pikërisht për deklarimet e Ramush Haradinajt rreth mospajtimeve sa i përket dialogut me Serbinë.

    Por, këta zëra i ka hedhur poshtë deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, në një intervistë për Front Online.

    “Në secilin koalicion mund të ketë̈ mospajtime, por nuk mendoj që kemi arritur në një fazë kur ato janë të pazgjidhshme. Nuk e përkrahim mocionin”, tha ai për Front Online.

    Syla ka folur edhe për bashkëngjitjen e partive të tjera në koalicion. Ai tha se Aleanca nuk vendos kushte dhe nuk e kundërshton një gjë të tillë.

    “Ne kemi marrëveshje të nënshkruar me LDK-në për bashkëqeverisje. Nëse vlerësohet se Kosovës i duhet një̈ koalicion më i gjerë, Aleanca nuk e kundërshton dhe nuk vendos kushte, por, përfshirja e AAK-së duhet të bëhet në bazë të forcës politike që e ka në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

    Për sa i përket çështjes së izolimit të vendit si pasojë e virusit Covid-19, Syla ka theksuar se një vendim i tillë vetëm sa do e rriste kolapsin ekonomik në Kosovë.

    “Aleanca nuk përkrah poashtu, mbylljen, izolimin, sepse ajo do e rris kolapsin ekonomik dhe nuk besojmë̈ se mbyllja e tillë është̈ në të mirë të shëndetit të qytetarëve. Hapja duhet të vazhdojë, por normalisht me masat e caktuara nga ekspertët shëndetësor”, ka thënë për Front Online, deputeti i AAK-së.

     

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.