×
  • Kronika
  • Kronika

    Dënohet me dy vite burgim me kusht e akuzuara se me dashje i ishte bashkuar ISIS-it

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të premten, e ka shpallur fajtore të akuzuarën për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, Jehona Xhemshti.

    Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Musa Konxheli, Xhemshitin e ka dënuar me dy vite burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e njëjta nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës prej dy viteve.

    Me këtë vendim, e akuzuara u lirua nga shpenzimet procedurale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Aktgjykimi është shpallur pasi e akuzuara, në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 10 qershor 2020, e kishte pranuar fajësinë për veprën e cila i vihet në barrë.

    Ndryshe, në seancën fillestare të 8 janarit të këtij viti e akuzuara ishte deklaruar e pafajshme.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 18 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Jehona Xhemshiti për shkak të veprës penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143, paragrafi 2 të KPRK-së.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja, e akuzuara Xhemshiti, më 27 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës, e së bashku me bashkëshortin Shemsi Hyseni, me automjetin ku kanë qenë edhe tre persona të tjerë, kanë kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e pastaj nga aeroporti i Shkupit, kanë udhëtuar deri në Stamboll.

    Gjithnjë sipas kësaj aktakuze, përmes Republikës së Turqisë, duke udhëtuar me autobus deri në qytetin Gazientep, pastaj me veturë ka hyrë në Siri, nga i cili shtet janë financuar rregullisht, pra me dashje dhe me qëllim i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, e cila ishte duke vepruar në shtetet Siri dhe Irak dhe atë duke shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjerë te vrasjet e civilëve të pafajshëm, organizatë kjo e cila nga Organizata e Kombeve të Bashkuara është shpallur si terroriste.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.