×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënimi i Shukri Bujës me dy vjet burgim, flet avokati Koci

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Ish-kryetar i Lipjanit, Shukri Buja është dënuar me dy vjet burgim për keqpërdorim detyre për rastin e njohur si “Ferronikeli”.

    Avokati i tij, Arianit Koci në një prononcim për media ka thënë se nuk janë përfillë rekomandimet e Gjykatës së Apelit dhe se nuk i është dhënë koha e duhur që të përgatis çështjen e këtij rasti.

    “Nuk janë përfillë rekomandimet e Gjykatës së Apelit dhe mua nuk më është dhënë koha e duhur për t’u përgatit. Prej momentin që e kam pranuar procesverbalin e fundit e deri në fjalën përfundimtare i kam pasur vetëm dy orë, pra nuk ka tentuar gjykata të na jap kohë dy ditë, edhe pse unë kam kërkuar shtatë sitë siç është rregulli i pashkruar”, ka thënë Koci.

    Siç theksoi ai, tash janë në pritje të arsyetimit të Gjykatës për aktgjykimin e marr, edhe pse siç u shpreh ai nuk beson që do ta kenë të lehtë arsyetimin.

    “Tash do të shoh se si do ta bëjë arsyetimin gjykata dhe besoj që nuk do ta ketë punë të lehtë ta arsyetoj këtë vendim. Gjykata e Apelit së pari ka kërkuar të nxjerrin prova që të vërtetohet fajësia e Bujës, dhe prova në drejtim të vërtetimit të dashjes nëse vërtetohet fajësia, këto nuk janë përfillur. E keni parë që rigjykimi ka përfunduar brenda ditë dhe menjëherë të nesërmen është caktuar fjala përfundimtare dhe sot është shpallur aktgjykim. Kjo është një prej gjykimeve më të shpejta prej që unë punoj si avokat”, ka thënë ai.

    Koci po ashtu theksoi se gjykatësi do duhej t’i lejonte që të paraqesin provat e reja, por një gjë e tillë është refuzuar.

    “Është dashur të na lejoj provat e reja. Unë kam kundërshtuar në fillim kur i kam propozuar që provat të trajtohen sipas nenit 345 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, gjyqtari i ka trajtuar sipas nenit 348 sipas KPPK-së, pasi që janë deklaruar të akuzuarit na ka dhënë mundësi që t’i propozojmë provat të cilat më pas i ka refuzuar menjëherë”, ka thënë ndër të tjera avokati.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.