×
  • Opinione
  • Opinione

    Deklarata e Prokurorit special është një akt politik dhe i paprecedentë ne praktikën gjyqësore ndërkombëtare

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Deklarata e Prokurorit special për rastin Thaçi dhe Veseli është një akt i paprecedentë ne praktikën gjyqësore ndërkombëtare. Kjo deklaratë, që në vete përmban doza të mëdha politike, me një sërë pretendimesh të pa përdëftuara, për të cilat fillimisht duhet të prononcohen Dhomat e specializuara (të Gjykatës) nëse do të pranohen për procedurë gjyqësore, nuk i shërben as së drejtës e as politikës, instrument i së cilës po shëndrrohet Prokurori special. Me këtë më shumë humb e drejta, e sidomos besimi i qytetarëve në Kosovë por edhe në shtetet e BE-së, ndaj këtij institucioni, por edhe ndaj të drejtës.
    Nga ana tjetër, nuk besoj se ka dikush në Evropë por edhe më gjerë që nuk e din se kush është sinonim i krimeve të luftës, masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë shtetet e ish-Jugosllavisë, që luftuan me Serbinë për pavarësi. Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, por edhe ndaj gjithë pjestarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë subjektive dhe me qëllime politike. Lufta e popullit shqiptarë të Kosovës është e pastër si kristal, ajo nuk ndotet me mveshje e përlyerje të ulta.
    Akuzat nga Prokuroria speciale nuk guxon që të lidhen me politikën ditore në Kosovë. Dëmi që mund ti bëhet Kosovës me këto akuza nuk mund të matet me largimin nga skena politike e Kosovës të Thaçit dhe të Veselit. Të gjithë duhet ta kuptojnë se kjo akuzë barazvlerëson kriminelin me çlirimtarin, masakruesin me të pafajshmin, gjakpirësin me viktimën. Akuzat e tilla tentojnë të barazojnë agresorët dhe barbarët më të mëdhej të Ballkanit dhe Evropës me popullin më të vuajtur. Tendenca e akuzave të tilla çon situatën në rikthim të pozicioneve, respektivisht ndarje të fajit për një luftë, në të cilën shqiptarët do të duhet ta ndajnë fajin me serbët në mënyrë të barabartë. Ndërsa në atë rast, fati i Kosovës do të merr një kahje krejt tjetër, gjë që politika serbe mundohet me çdo kusht ta instaloj në skenën ndërkombëtare. Prandaj, këto akuza duhet kundërshtuar jo për ta shpëtuar Thaçin dhe Veselin si individë apo si liderë, por për të hekur një mbulesë të flliqtë që tentohet ti mveshet periudhës më të lavdishme të kombit tonë. Fatin politik të Thaçit dhe Veselit duhet ta përcaktojnë qytetarët e Kosovës në zgjedhje, ndërsa fati si udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet lidhur aspak me të parën.
    Kjo lojë ka një prapaskenë shumë të madhe, aty janë të kyçur më shumë lojtar, prapaskenë më të madhe se ajo që mendojmë ne.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.