×
  • Lajme
  • Lajme

    Dega e LDK-së në Prizren kërkon nga Prokuroria hetim në të gjeturat e raportit të auditorit

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Dega e LDK-së në Prizren ka kërkuar nga Prokuroria që t’i hetojë të gjeturat e raportit të auditorit në këtë komunë që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes.

    Sipas auditorit “dobësi janë identifikuar në menaxhimin e të hyrave, menaxhimin e personelit, të shpenzimeve, menaxhimin e pasurive, rritje të vazhdueshme të llogarive të arkëtueshmeve dhe detyrimeve.

    Edhe niveli i lartë i pagesave të thesarit përmes vendimeve gjyqësore/përmbarimore ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve shtesë për këto pagesa.

    Komunikata e plotë:

    Qeverisja lokale në Prizren, po degradon në përmasa shqetësuese që nga mungesa e transparencës, punësimet ekstreme partiake deri te keqpërdorimi i mjeteve të takspaguesve përmes papërgjegjësisë së zyrtarëve Komunal dhe keqmenaxhimit të parasë së takspaguesve me tenderë të dyshimtë që duhet të hetohen nga prokuoria për tu vënë para drejtësisë keqpërdoruesit.

    Raporti i auditorit, nxjerr në sipërfaqe shumë rekomandime për qeverinë lokale, bernda të cilave janë shumë parregullsi që në fakt janë keqmenaxhim (edhe i qëllimshëm për përfitime personale) i parasë së taksapaguesve, të cilat nëse flasim me gjuhën e raportit të auditori për 23 herë e kanë përkeqësuar qeverisjen në vitin 2019, dhe kur këtij përkeqësimi ia shtojmë rekomandimet e papërmbushura situata duket e pashpresë.Sipas auditorit “dobësi janë identifikuar në menaxhimin e të hyrave, menaxhimin e personelit, të shpenzimeve, menaxhimin e pasurive, rritje të vazhdueshme të llogarive të arkëtueshmeve dhe detyrimeve. Edhe niveli i lartë i pagesave të thesarit përmes vendimeve gjyqësore/përmbarimore ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve shtesë për këto pagesa.

    Në këtë rasport ndër të tjera gjithashtu thuhet se “Komuna gjatë vitit 2019 kishte kryer pagesa dhe regjistruar shpenzime në vlerë prej 881,753€ nga kategoritë ekonomike joadekuate.

    Nga kjo vlerë, 444,740€ ishin si rezultat i planifikimit buxhetor jo adekuat, ndërsa 437,013€ ishin pagesa të kryera nga thesari në bazë të vendimeve gjyqësore”.

    Komuna sipas auditorit ka paguar shuma të mëdha për shërbimet të cilat nuk janë pranuar/përfunduar.“Komuna për këta tre muaj ka paguar 138,477€ (46,159€ në muaj), për shërbimet të cilat nuk janë pranuar/përfunduar” shkruan auditori kur flet për kontratën përmes të cilës kanë qenë “të shërbyera vetëm 12,343 amvisëri, ndërsa faturimi dhe pagesa për këta muaj është bërë e plotë për 24,685 amvisëri…

    Një e gjetur tjetër e auditorit e cila shumë lehtë mund të argumentohet si “shpërblim” për Kompanitë që janë të afërta me partinë që qeverisë me Prizrenin është edhe kjo e gjetur e auditorit “Mungesa e përfshirjes së kritereve minimale në shpalljen publike rezulton me diskriminimin e të interesuarve dhe kufizim të konkurrencës. Përzgjedhja e përfitueseve, pa i plotësuar kriteret e vendosura në shpalljen publike ka reflektuar trajtim jo të barabartë të aplikuesve dhe komuna rrezikon financimin e përfituesve të papërgjegjshëm, përmes fondeve publike”.

    Qeveria lokale i ka “shpërblyer” Kompanitë e afërta, edhe kur nuk i kanë përmbushur kriteret e kërkuara në mesin e të cilave si e gjetur është numëruar shpallja fitues e Kompanive që nuk I kanë kryer obligimet ndaj ATK-së.

    Rekomandimet e auditorit jane 23, të reja, që e poasyqrojnë keqqeverisjen e cila duhet te hetohet nga Organet e drejtësisë.Dega e LDK-së në Prizren kërkon nga Prokuroria që t’i hetojë të gjeturat e auditorit, të cilat shpërfaqin hapur jo veç paditurinë në udhëheqje të zyrtarëve komunal por edhe veprimet e qëllimshme korruptive në keqpërdorimin e buxhetit komunal..Prokuoria duhet të veprojë urgjentisht që ta ndal dekradimine qytetit të Prizrenit në të gjitha fushat.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.