×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: AAK propozon vazhdimin e subvencionimit të pagave dhe qirave deri në fund të vitit

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i është drejtuar me një thirrje publike Qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë në aspektet fiskale dhe financiare që pandemia të shkaktojë dëme sa më të vogla në ekonominë e Kosovës.

    Deputeti Haradinaj ka propozuar në emër të AAK-së që të vazhdojë subvencionimi i qirave dhe pagave në sektorin privat deri në fund të këtij vit, në muajin dhjetor.

    Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria lehtësira fiskale dhe linjë të veçantë të subvencioneve për rreth 7,000 biznese të gastronomisë.

    Shefi i GP të AAK-së ka kërkuar edhe ndihmë financiare për përkrahje direkte për masa mbrojtëse nga pandemia në këtë sektor.

    Statusi i plotë

    Thirrje Qeverisë:

    Shpëtojmë vende pune duke i përkrahur me lehtësira fiskale, siç është norma e diferencuar e TVSH-së, linjë të veçantë të subvencioneve për 7000 biznese të gastronomisë dhe subvencionim të punësimit në këtë sektor. Gjithashtu e parandalojmë përhapjen e pandemisë nese ju japim përkrahje direkte financiare për implementim të masave mbrojtëse. Grupi jone parlamentar, në kuadër të subvencionimeve për këtë sektor, propozon vazhdimin e subvencionimit të qirave dhe pagave deri në Dhjetor të këtij viti.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.