×
  • Lajme
  • Lajme

    Dasmë në Gjakovë, shpërfillen masat e reja të Qeverisë

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar të gjitha tubimet publike si dhe ahengjet familjare e ato private, në një restorant të Komunës së Gjakovës sonte është duke u mbajtur një dasmë, shkruan Gazeta Sinjali.

    Sipas sinjalizuesit, dasma po mbahet në fshatin Bec të Gjakovës, ndërsa shton se në këtë event janë mbi 300 të ftuar.

    Hamez Berisha, punëtor i restorantit ku po mbahet dasma, ka publikuar një fotografi në Facebook, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar “Na vazhdojmë edhe sonte, na s’nalem”.

    Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë në Gjakovë, por të njëjtit janë shprehur se nuk janë njoftuar për rastin, ndërsa shtojnë se ekipet janë në teren dhe posa të arrijnë në vend të ngjarjes do t’i shpërndajnë dasmorët.

    Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës mbërëmë ka nënshkruar një vendim që përfshin 25 masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit. Një nga këto masa është ndalimi i të gjitha tubimeve publike, duke përfshirë ahengjet familjare private.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...
    Kronika04 Mars 2026
    Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore. Siç theksohet në raportin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.