×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    DASH njofton se kanë regjistruar raste me Covid-19 në ambasadën në Kabul

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Departamenti amerikan i Shtetit ka raportuar për raste me sëmundjen Covid-19 në ambasadën amerikane në Kabul të Afganistanit.

    DASH nuk ka treguar se për sa raste të infektimeve me koronavirus në ambasadën në Kabul bëhet fjalë.

    Një zyrtar i ambasadës në Kabul, ka thënë për agjencinë AP se rreth 20 njerëz kanë infektuar dhe shumica nga ta janë pjesëtarë të sigurimit të ambasadës, që janë me prejardhje nepaleze.

    “Ambasada është duke zbatuar të gjitha masat e nevojshme për të frenojë përhapjen e Covid-19”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

    Afganistani ka 28,424 raste me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Mungesa e testimeve bën që ky numër të mendohet se është më i lartë, kanë thënë organizatat ndërkombëtare që po monitorojnë shpërthimin e virusit në këtë shtet.

    Në herët gjatë këtij muaji, Komiteti Ndërkombëtar për Shpëtim, paralajmëroi Afganistanin se është në prag të një krize humanitare, për shkak që qeveria nuk ka kapacitet që të testojë as 80 për qind të rasteve me koronavirus.

    Deri më tani, disa pjesëtarë të NATO-s në këtë vend, gjithashtu kanë dalë pozitivë me koronavirus.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike (DS), Srgjan Milivojeviq i cili lidhi...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Fotografitë e shumë të rinjve me shirit të zi dhe një libër zie anash, qëndronin edhe sot në qendër të Koçanit. Qytetarët...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer 372 ushtarë në një shkëmbim të të burgosurve të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha të...
    Të tjera
    Vip19 Mars 2025
    Gjesti dhe Egli Tako kanë pasur një përplasje sërish në Big Brother VIP Albania 4. Pas ballafaqimit në spektaklin e së martës,...
    Lajme19 Mars 2025
    Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit kanë nxjerr në mënyrë të saktë edhe popullaritetin e kandidatëve për kryeministër në mesin e...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur...
    Lajme19 Mars 2025
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka komentuar vizitën e emisarit të ri evropian për dialogun Kosove-Serbi, Peter Sorensen. Selimi në një shkrim në rrjetin...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer 372 ushtarë në një shkëmbim të të burgosurve të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha të...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, dje ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Odës Amerikane të Kosovës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.