
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë dalë negative rezultatet e 42 personave të testuar për Covid-19 nga kjo komunë.
“Dje dhe sot ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 42 testime për Covid-19 në qytetin e Pejës. Në njoftimin publik të Intstitutit Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative.Peja po fillon të shkoj drejt qetësimit sa i përket përhapjes së virusit në fjalë”, thuhet në njoftimin e tyre.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2672507776326896&id=1424010077843345