×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19 vazhdon të përhapet në Amerikën Latine përkundër masave të rrepta

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Pas bllokadave disamuajshe, mbylljes dhe distancës sociale, shumica e vendeve në Amerikën Latine dhe Karaibe po përballen me një rritje të rasteve me COVID-19, krizë ekonomike dhe dobësim për shkak të karantininimit.

    Pakënaqësitë sociale janë reflektuar në disa demonstrata kundër masave të karantinës, ndërkohë që zhurma tenxheresh dhe tiganësh janë dëgjuar në protestat në Argjentinë dhe Kolumbi.

    Argjentinë

    Edhe pse në Argjentinë do të përfundojnë 100 ditët e mbylljes të dielën, rritja eksponenciale e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që qeveria të marrë vendim për të shtrënguar masat duke filluar nga e hëna deri më 17 korrik në kryeqytetin Buenos Aires, epiqendrën e pandemisë.

    Masat kanë për qëllim kufizimin e lëvizjes dhe parandalimin e njerëzve nga përdorimi i transportit publik për të ndaluar përhapjen e virusit, i cili është rritur për shkak të mungesës së kontrollit.

    Mjekët parashikojnë që rastet e koronavirusit do të arrijnë kulmin në korrik, gjë që mund të jetë sfiduese për kapacitetet spitalore pasi infeksionet vazhdojnë të rriten me më shumë se 50.000 raste.

    Peru

    Autoritetet njoftuan se 43.000 njerëz indigjenë janë të ekspozuar ndaj virusit në rajonin e Amazonës.

    “Përhapja e shpejtë e COVID-19 në Amazonë vë në rrezik serioz shëndetin dhe jetën e rreth 43.000 qytetarëve që e identifikojnë veten si pjesë e popujve indigjenë Awajún, Keçua dhe Wampis, të cilët jetojnë në 389 bashkësi”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Ombudsmanit të Perusë, e cila raportoi 63 vdekje në mesin e popullatës indigjene.

    Peruja, vendi i parë në Amerikën Latine që vendos karantinën kombëtare dhe të detyrueshme për të ndaluar përhapjen e COVID-19, përfundoi 100 ditë mbyllje këtë javë. Megjithatë, Peruja është vendi i gjashtë në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara, me më shumë se 270 mijë, dhe pothuajse 9.000 vdekje.

    Meksikë

    Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador deklaroi të enjten se megjithëse feminizmi ka një kauzë të drejtë për të ndryshuar rolin e grave, tradita e grave që qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për anëtarët e moshuar të familjes është e rëndësishme në luftën kundër pandemisë. Këto komente ngjallën kritika si seksiste.

    Meksika ka tejkaluar 25.000 vdekje nga COVID-19 dhe 200.000 të infektuar, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA. /AA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)....
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.