Në Objektin e Mjekësisë Sportive në QKUK, nga e marta do të hapet Intensiva e improvizuar, kjo për shkak të mbushjes së kapaciteteve në tri Klinika për Covid-19, raporton Front Online.
Në këtë Intensivë do të jenë rreth 30 shtretër me 15 respiratorë , ku do të vendosen pacientët e intubuar dhe ata me oksigjen CPAP.
Aty do të aktivizohen anesteziologët e Klinikave tjera, që i bie bllokim i sallave për operacione në ato Klinika./Front Online.