Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka deklaruar se i ka thënë se i ka drejtuar një letër zyrtare ministrit të shëndetësisë, ministrit të tregtisë dhe kryeministrit për hapjen e gastronomisë sipas kërkesave të tyre.
“Më 21 korrik kam takuar Odën e Hotelerisë dhe turizmit dhe kam nisur shkresë tek Ministri I Shëndetësisë dhe kryeministri me kërkesën për rishikimin e punës së gastronomisë. Çka dallon dy orë mos me punu, me punu deri në ora 21:00 dhe jo deri në ora 23:00”, ka thënë Tahiri.
“A ka një institut që mundet me jep një vlerësim në ato dy orë cila është e dhëna empirike që rritet infeksioni në këtë temë”, tha Tahiri.