×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Covid-19/ Suedia kryen studimin: Imuniteti, më i madh nga sa mendohet

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Suedia u kritikua për qasjen e saj ndaj pandemisë së koronavirusit, pasi në kohën kur Covid-19 përhapej me shpejtësi në Europë, ajo zgjodhi të mos ndiqte rrugën e karantinës. Shumë zëra thanë se kjo qasje nuk pati efekt për imunizimin në masë. Por ndërkohë, imuniteti ndaj koronavirusit mund të jetë më i madh nga sa është menduar.

    Një studim i ri i realizuar nga Instituti suedez Karolinska dhe Spitali Universitar Karolinska, tregoi se shumë persona me simptoma të lehta dhe ata që janë asimptomatikë, kanë imunitetit të ndërmjetësuar nga qelizat T.

    Kjo edhe është arsyeja se pse studiuesit kanë arsye të besojnë se imuniteti njerëzor është më i lartë, sesa që tregojnë testet e antitrupave. “Qelizat T janë një lloj qelize e bardhë e gjakut që është e specializuar në njohjen e qelizave të infektuara nga virusi, dhe janë thelbësore për sistemin imunitar. Analizat e avancuara lejojnë hartimin e përgjigjeve të qelizave T gjatë dhe pas infeksionit me COVID-19.

    Rezultatet tona kanë treguar se dy herë më shumë njerëz kanë zhvilluar imunitetin e qelizave T, krahasuar me ata tek të cilët mund të zbulohen antitrupat”, thotë Marcus Buger, profesor në Qendrën për Mjekësi Infektive në Institutin Karolinska dhe një nga autorët e studimit. Rezultatet tregojnë sipas tij se imuniteti ndaj COVID-19 është ndoshta më i lartë sesa që kanë treguar testet e antitrupave, dhe ky konsiderohet një lajm shumë mirë nga perspektiva e shëndetit publik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    14-vjeçarit të cilit dyshohet se e mbyti me thikë bashkëmoshatarin e tij ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë,...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Protesta opozitare e radhës në Shqipëri, do të mbahet me 26 nëntor ose ndryshe të martën që vjen. Njoftimi u dha nga...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Reshjet e dendura të borës kanë çuar në një sasi rekord bore për muajin nëntor në vende të ndryshme të Zvicrës. 42...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Kurti e ka falënderuar ambasadorin...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka testuar kapacitetet e ndërlidhjes në ushtrimin fushor të komunikimit “Sinjali 2”, në kuadër të ngritjes së...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    14-vjeçarit të cilit dyshohet se e mbyti me thikë bashkëmoshatarin e tij ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në seancën e Kuvendit Komunal të premten. Kryetari i...
    Ekonomi22 Nëntor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2024. Të dhënat...
    Sport22 Nëntor 2024
    Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur për përballjet me Islandën në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve. Foda...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.