
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë lajmëruar edhe 13 raste të reja me coronavirus, ndërsa janë shëruar edhe 2 persona të prekur nga Covid-19, shkruan Front Online.
Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2782330828561570