×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Çmimi i energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare rritet 100% pas invazionit të Rusisë në Ukrainë

    FrontOnline
    07 Mars 2022

    Sulmi i Rusisë në Ukrainë ka ndikuar dukshëm edhe në çmimet e energjisë elektrike, thotë KESCO në një kumtesë të lëshuar së fundi.

    Sipas KESCO, në brezat e rajonit ka ngritje të çmimit qind për qind, nëse e krahasojmë me muajin shkurt, para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pëcjell Klankosova.tv.

    Ndaj si rezultat i kësaj KESCO bën thirrje mes tjerash për kursim të energjisë elektrike në mënyrë që të përballohet më lehtë sigurimi i rrymës.

    ”Bazuar në bursën hungareze HUPX, që është referente edhe për importin e energjisë elektrike në Kosovë, gjatë muajit shkurt, para sulmit rus, çmimi ka qenë rreth 250 euro për megavat për energji elektrike në kohën e pikut, të cilën kryesisht e blen Kosova, ndërkaq tani çmimi mesatar sillet afro 500 euro për megavat.

    Këto lëvizje negative kanë korresponduar me përkeqësimin e motit te ne. Kjo ka bërë që kërkesa për konsum të energjisë elektrike në Kosovë të rritet dukshëm. Pasi që kërkesa e tejkalon prodhimin vendor, atëherë ne duhet detyrimisht ta importojmë sasinë e nevojshme nga jashtë. Çdo rritje e kërkesës në këto rrethana, pra secili megavat që i shtohet sistemit, duhet të sigurohet nga importi i energjisë elektrike, që me çmimet aktuale është shumë i pafavorshëm, edhe kur krahasohet me dy muajt e parë të këtij viti, kur u shënua një rënie e çmimeve.

    Prandaj, në këto rrethana kursimi i energjisë elektrike dhe shfrytëzimi racional i saj nga të gjithë konsumatorët është i mirëseardhur. Duke vepruar kështu, secili do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë sistemit elektroenergjetik në Kosovë që ta përballojë sa më lehtë këtë situatë të krijuar. Koordinimi i veprimeve të përbashkëta në mes të akterëve të sistemit dhe konsumatorëve.

    Pra, bashkimi i forcave për të mirën e përbashkët bën që secila krizë të tejkalohet shumë më lehtë. Ky kursim është jetik të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme, kur priten temperatura të ulëta, përderisa pas disa javësh me kalimin e dimrit rriten temperaturat dhe zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike,  dhe ka mundësi të mbulohet edhe nga prodhimi vendor”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Të tjera
    Vip06 Maj 2024
    Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon. Kjo...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person në Leposaviq ka raportuar se dikush ka tentuar t’ia djegë veturën. Rasti po hetohet. “ZJARRVËNJE- Leposaviq 05.05.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar,...
    Kronika06 Maj 2024
    Një taksisti në Prishtinë të dielën përveç që nuk i është kryer pagesa për shërbimet e taksit edhe i është vjedhur një...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person e ka sulmuar fizikisht një punëtor të një kafiteri në Dardani të Prishtinës. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “SULM-...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka deklaruar për Front Online se Komisioni Hetimor nuk është menaxhuar mirë. Ai thotë se deputetët e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Arabia Saudite ka rritur çmimet e naftës së papërpunuar për shumicën e rajoneve, duke ripërtërirë frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.