×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çka ndodhi me kosovarët që udhëtuan dje për në Finlandë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Të gjithë udhëtarët të cilët dje me aeroplanin e Vizerit nga Shkupi kanë arrit në qytetin Turku të Finlandës janë vendosur në karantinë dhe do të testohen për Kovid-19.

    Riita Liuksa, drejtore e Departamentit për mbrojtje civile të Turkut ka deklaruar se udhëtarët që jetojnë në Finlandë do të shkojnë në karantinë shtëpiake, ndërsa për të tjerët karantinë sigurojnë autoritetet lokale.

    Ende nuk ka informacione se sa nga rreth 130 udhëtarët që arritën nga Shkupi janë finlandez dhe sa të huaj.
    Udhëtarëve nuk u është lejuar të shfrytëzojnë transport publik në rrugën nga aeroporti deri te vendi i karantinës. Institucionet kompetente do të kontrollojnë nëse karantina respektohet, ndërsa për shkeljen eventuale të saj janë paraparë dënime.

    Autoritetet finlandeze më parë njoftuan se nga 157 pasagjerët të cilët me aeroplan nga Shkupi të shtunën kanë shkuar për në Turku pas testimit të kryer, 26 kanë qenë pozitivë me Kovid-19.

    Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut sot njoftoi se sipas informatave të Shërbimeve nga Aeroporti i Shkupit dhe policia kufitare, shumica e 157-të pasagjerëve në aeroplan janë shtetas të Kosovës dhe të Finlandës, ndërsa vetëm dy janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Pjesa më e madhe kanë udhëtuar me pasaporta të Kosovës (95), me pasaporta finlandeze (60), ndërsa të tjerët janë me pasaporta të Maqedonisë së Veriut (2), shqiptare, bullgare, suedeze dhe estoneze.

    Asnjëri prej tyre nuk është regjistruar në bazën e rasteve pozitive me Kovid-19 në vendin tonë që do të thotë nuk kanë vendim për izolim si raste pozitive nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

    Megjithatë, MPJ përmes ambasadës në Stokholm e cila mbulon edhe Finlandën e ka kërkuar listën me emra të udhëtarëve te të cilët është konstatuar prania e virusit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka paralajmëruar se pas analizës së të gjitha informacioneve do të vendoset nëse në të ardhmen do të kërkohen teste PCR për qytetarët e shteteve fqinje të cilët vetëm transitojnë nëpër vendin

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.