×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka ndodhi dje në takimin e Parisit mes Hotit e Macronit?

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Përgatitja e terrenit për t’u rikthyer në tryezën e negociatave në funksion të arritjes së një marrëveshjeje, ka nisur nga Parisi. Kryeministri Hoti të martën është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin “Elize”.

    Pas përfundimit të takimit, Hoti ka publikuar pamje nga pritja shtetërore dhe një komunikatë sipas së cilës, temë diskutimi kanë qenë marrëdhëniet bilaterale, dialogu me Serbinë dhe perspektiva evropiane e Kosovës.

    “Kryeministri Hoti e siguroi Presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

    “Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Hoti theksoi se Kosova është e përkushtuar për këtë proces të rëndësishëm, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve”.

    Hoti po ashtu ka treguar se në Paris ka nënshkruar dy marrëveshje Francë-Kosovë, teksa Macronin e ka ftuar për vizitë në Kosovë. E i pari i Francës i është përgjigjur se këtë gjë do ta bëjë në një kohë të përshtatshme.

    “Arritëm dy marrëveshje të rëndësishme me Francën, atë të shkëmbimit të të dhënave në mes të dy ministrive të brendshme dhe mundësinë e punësimit të familjarëve të diplomatëve të Francës dhe Kosovës. U zotuam që të punohet në promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes të Francës”, ka shkruar Hoti në Twitter.

    Pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, presidenti francez do të ketë takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Vuçiq, partia e të cilit shënoi fitore bindëse në zgjedhjet e Serbisë para dy jave, ka thënë se askush nuk do ta përkëdhelë Serbinë në këtë proces.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.