×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka do të bëhet me shërbimin ushtarak? Flet Anton Quni

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Anton Quni, ka thënë se ka një dakordim për të filluar shërbimin ushtarak.

    “Shërbimi ushtarak ka qenë pjesë e programit qeverisës mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe në qeverisjen e tanishme ka një dakordim mes LDK-së dhe partnerëve qeverisës se duhet të ketë shërbim ushtarak. Që të gjithë janë dakord që të ketë një shërbim ushtarak obligativ tre mujorë”.

    Quni thotë se edhe personalisht e mbështet fuqishëm shërbimin ushtarak për të rinjtë e Kosovës.

    “Ky shërbim është i mirë për sigurinë e Kosovës, rininë e Kosovës që të kalojnë këtë fazë të rekrutimit dhe të marrin njohuri shtesë jashtë programit arsimorë që ne e kemi sot në shkollat tona”, tha Quni në RTV Dukagjin.Ministri i Mbrojtjes thotë se janë në fazat fillestare të këtij projekti dhe sipas tij duhet koordinim shumë i madh ndërmjet ministrive.“Duhet të ketë një koordinim edhe me komunat pasi mund të ketë efekt edhe te to nëse kemi të bëjmë me numër të madh”.

    Quni thotë se po mendohet që shërbimi ushtarak do të fillojë nga mosha 18 vjeçare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.