×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë realisht ndodhi mbrëmë mes Tomë Gashit e Nol Nushit?

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Mbrëmë në ambientet e televizionit publik (RTK) ka ndodhur një situatë jo e zakonshme mes zyrtarit të PSD-së Nol Nushi dhe avokatit Tomë Gashi. Dy të përfshirët në këtë situatë dhe Milaim Zeka i cili poashtu ishte i pranishëm në debat kanë dhënë versionet e tyre të ngjarjes në RTV Dukagjini.Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se në ambientet e televizionit publik RTK ka ndodhur një incident mes avokatit Tomë Gashi dhe përfaqësuesit të PSD-së, Nol Nushi.Zeka i cili ishte pjesë e panelit në RTK thotë se në momentin që kanë dalë siglat ka ndodhur incidenti.

    “Toma e ka fyer Nolin shumë rëndë, ku ky i fundit e ka gjuajtur me ujë, pastaj ne ndërhymë dhe nuk lejuam të bëhet diçka më e keqe”.Zeka thotë se gjatë debatit kanë ndodhur fyerje të rënda.“Unë personalisht nuk do të pranoja që askush i familjes sime të fyej Albin Kurtin, siç po fyejnë militantët e Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.

    Ndërkohë zyrtari i PSD-së, Nol Nushi poashtu në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka sqaruar atë që ndodhi në RTK.Nushi thotë se rrahje nuk ka pasur e as konfrontim fizik mes atij dhe Tomë Gashit.
    “Është e vërtetë deklarata e Milaim Zekës se e kam gjuajtur me ujë Tomën pasi jam ofenduar tepër rëndë. Jam sjellë konform situatës. Besoj të gjithë dëshmitarët e kanë parë se sa rëndë jam ofenduar”.“Nuk kam çfarë të shtoj pos asaj që shihet se çfarë zelli kanë marrë militantët e Vetëvendosjes ndaj neve”.“Kush më njeh e di që unë nuk jam person që rrihem. Për Tomën nuk kam çfarë të them pasi dihet se si asi është sjellë me lypësin në shesh”.Nushi thotë se në debate Vetëvendosjen tash e përfaqësojnë Haki Abazi, Tomë Gashi e Agim Bahtiri.Edhe avokati, Tomë Gashi ka mohuar se ka pasur ndonjë përplasje fizike mes tij dhe anëtarit të PSD-së, Nol Nushit.Gashi ka thënë se gjithë debati me Nol Nushin në RTK është i incizuar.“Pas debatit kemi vazhduar njëjtë debatin. Nuk ka pasur rrahje”, tha ai në Debat Plus.Gashi ka theksuar se Nushi e ka gjuajtur me shishe të ujit, por që nuk e konsideron sulm.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.